Pas shkrirjes së ALUIZNI-t dhe ZVRPP-së në institucionin e ri që do të merret me regjistrimin e pronave që do të jetë Kadastra po bëhen edhe prezantimet në qarqe të drejtuesve të rinj. Sot janë prezantuar dy drejtorët në Durrës dhe në Fier.
Në Durrës drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të jetë Liridon Pulaj. Ndërsa në Fier do të jetë Ervin Bushi. Më parë ai ka qenë drejtor i ALUIZNI-t po në Fier.
Ndërsa drejtor i Hipotekës ishte Sazan Gorishiva. Por pas shkrirjes së dy institucioneve, drejtori i ri do të jetë Ervin Bushi. Prezantimi drejtuesit të Kadastrës është bërë prej prefektit Fier Baki Bala.