Shkrihet Asambleja e PS
në 19 mars zgjidhet e reja

Shkrihet Asambleja e PS<br />në 19 mars zgjidhet e reja
TIRANË - Asambleja aktuale e Partisë Socialiste është shkrirë. Mbledhja e 9 marsit qe e fundit për të. Kongresi Zgjedhor i PS-së në 19 mars do të zgjedhë asamblenë e re e cila do të ketë një shpërndarje të re përfaqësimi për çdo bashki socialiste. “Propozimi i Kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhet nga delegatët e Kongresit të PS-së.

Në takim marrin pjesë delegatët e zgjedhur me parimin një anëtar një votë dhe delegatët ex officio. Takimi i delegatëve zhvillohet në bazë qarku dhe mbledhja drejtohet nga drejtuesi politik i rajonit, pra koordinatori socialist”-thuhet në udhëzimin e Kryetarit të Asamblesë, Gramoz Ruçi që Shqiptarja.com disponon. Norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar në Asamblenë Kombëtare për 500 anëtarë partie. Ky udhëzim cakton dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

“Kandidaturat që do të propozohen për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së duhet të plotësojë këto kritere:  Arsim i lartë, ku përparësi kanë kandidaturat me grada e tituj shkencorë; Përgjegjshmëri politike, kontribut dhe angazhim politik aktiv në strukturat e partisë në zbatim të programit të PS-së e të reformave të ndërmarra nga qeveria e koalicioni ASHE, përkushtim ndaj interesave të anëtarësisë së partisë; Integritet moral dhe ligjor i figurës së kandidaturave që propozohen.

Kandidaturat e propozuara për anëtarë të asamblesë nuk duhet të kenë apo të ketë pasur probleme me ligjin apo organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë; Reputacion në anëtarësi; të mos ketë status të nëpunësit civil në komunitetin e rajonit apo bashkisë dhe aftësi drejtuese, menaxhuese, komunikuese dhe të punës në ekip”-thuhet në udhëzim.  Sipas tij, 50 % e kandidaturave duhet të jenë femra, ndërsa 20 % duhet të jenë nën 30 vjeç. Deri në 15 mars kandidaturat pranë Departamentit të Koordinimit e Organizimit të Partisë.

Pjesë e ndryshimeve është bërë dhe numri i përgjithshëm i anëtarëve të Asamblesë së PS-së, të cilët do të rinovohen gjatë kongresit, duke e rritur numrin me 80 anëtarë. “Numri i anëtarëve të Asamblesë ex officio shkon në 145 vetë, dhe AK shkon në rreth 300 anëtarë nga 220 që është tani. Lista fituese e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë do të përmbajë jo më pak se 40% të anëtarëve nga secila gjini dhe 10% e këtyre listave duhet të jenë anëtarë të FRESSH”-thuhet në një tjetër nen të ndryshuar të Statutit të Partisë Socialiste. “Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet nga Kongresi. Sekretarët Ekzekutivë zgjidhen nga Asambleja Kombëtare. Kryefinancieri zgjidhet nga Asambleja Kombëtare”-thuhet në statut.
 
Asambleja: "Jo" kërkesave të Blushit e Dades. Statuti i PS në pritje të amendimeve para Kongresit
Grupi i punës për ndryshimet statusore në PS është në pritje të amendimeve me shkrim të anëtarëve të asamblesë për statutin. Në mbledhjen e së mërkurës, shumë figura qendrore të PS-së ishin shprehur se kishin vërejtje për draftin e përgatitur nga grupi i punës. Vetë kreu i partisë Edi Rama, mësohet të ketë thënë se nuk ka pasur mundësi të lexojë projekt statutin dhe për të mund të ketë vërejtje.

Po ashtu, edhe vetë sekretari organizativ, Blendi Klosi është shprehur se projekt statuti kishte shumë nene dhe do të ishte mirë një dokument më i reduktuar. Ndërsa amendimet për ndryshime statutore të paraqitura nga Ben Blushi nuk do të jenë fare si çështje diskutimi dhe votimi në Kongresin e 19 marsit. Kësisoj, Asambleja ka miratuar projektstatutin e hartuar nga 6 grupet e punës me në krye ligjvënësin, Fatmir Xhafaj, i cili i përcillet për votim Kongresit të PS në datën 19 mars.

Ruçi ngarkoi Fatmir Xhafajn dhe anëtarët e tjerë të grupit të punës që ndryshuan statutit që deri në mbledhjen e Kongresit pas 10 ditësh të mblidhen me deputetet që kishin vërejtje ndaj rregullores së re të funksionimit të PS-së dhe këto vërejte t'i përfshijë në variantin final që do të votohet në 19 mars. Ndërkaq po në Kongres është lënë të votohet edhe kërkesa e deputetëve Dade dhe Hafizi për të përfshirë si pikë të rendit të ditës votimin për kryetarin e partisë. Në Asamble nuk është marrë parasysh ky propozim, por do të hidhet me votë në Kongres, nëse do të pranohet kjo kërkesë për të zhvilluar zgjedhje për kryetarin e PS. Kësisoj, për mbajtjen e një referendumi për mandatin e Ramës, do të vendosë Kongresi. Do të jenë delegatët e PS-së të cilët do të vendosin për mbajtjen e këtij referendumi.

Përfaqësia socialiste në Asamblenë e re
Qarku Shkodër 11
Bashkia Shkodër 5
Bashkia Vau i Dejës 1
Bashkia Malësia e Madhe 3
Bashkia Pukë 1
Bashkia Fushë Arrës 1
 
Qarku Kukës 6
Bashkia Kukës 4
Bashkia Has 1
Bashkia Tropojë 1
 
Qarku Lezhë 8
Bashkia Lezhë 4
Bashkia Mirditë 3
Bashkia Kurbin 1
 
Qarku Dibër 10
Bashkia Dibër 3
Bashkia Bulqizë 4
Bashkia Klos 1
Bashkia Mat 2
 
Qarku Durrës 10
Bashkia Durrës 6
Bashkia Shijak 2
Bashkia Krujë 2
 
Qarku Tiranë 32
Bashkia Tiranë 25
Bashkia Kamës 3
Bashkia Vorë 1
Bashkia Kavajë 2
Bashkia Rrogozhinë 1
 
 
Qarku Fier 24
Bashkia Fier 9
Bashkia Lushnjë 6
Bashkia Divjakë 3
Bashkia Roskovec 2
Bashkia Patos 2
Bashkia Mallakastër 2
 
Qarku Berat 10
Bashkia Berat 4
Bashkia Skrapar 1
Bashkia Poliçan 1
Bashkia Kuçovë 2
Bashkia Ura Vajgurore 2

Qarku Elbasan 17
Bashkia Elbasan 7
Bashkia Peqin 1
Bashkia Cërrik 2
Bashkia Belsh 1
Bashkia Gramsh 2
Bashkia Librazhd 2
Bashkia Përrenjas 2
 
Qarku Korçë 16
Bashkia Korçë 5
Bashkia Pogradec 3
Bashkia Maliq 3
Bashkia Pustec 0
Bashkia Devoll 3
Bashkia Kolonjë 2
 
Qarku Gjirokastër 10
Bashkia Gjirokastër 3
Bashkia Tepelenë 2
Bashkia Memaliaj 2
Bashkia Përmet 1
Bashkia Këlcyrë 1
Bashkia Libohovë 0
Bashkia Dropull 1
 
Qarku Vlorë 17
Bashkia Vlorë 9
Bashkia Selenicë 2
Bashkia Himarë 1
Bashkia Delvinë 1
Bashkia Sarandë 2
Bashkia Finiq 1
Bashkia Konispol 1


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta