Shkrirja e gradës së kryeinspektorit në ligjin e ri të Policisë së Shtetit, pritet t’iu kushtojë afërsisht 2 mijë efektivëve të policisë së shtetit, 5500 lekë ulje në pagë. Ky fakt pohohet për mikrofonin e Report Tv, nga kreu i Sindikatës së Policisë Sadetin Fishta.
“Nga 1 marsi nëqoftëse ne do zbatojmë ligjin, nga 1 marsi i 2015 me heqjen e gradës meqënëse nuk ka dalë akti nën ligjor për njësimin e funksionit me gradë, automatikisht entet rregulluese të financave të Drejtorisë së Përgjithshme kanë implementuar ligjin pa VKM duke ulur 5500 lekë punonjësve të policisë nga pagat,” tha Fishta.
Kryetari i Sindikatës së punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta, thotë se qeveria nuk ka nxjerrë vendimet dhe aktet e tjera nënligjore për përcaktimin e pagave duke u llogaritur mbi bazën e funksionit.
Nga kjo të gjithë efektivët pjesë e strukturave të hetimit të krimeve, me funksion ndihmës specialistë të krimeve, apo edhe të rendit, humbasin gradën nga kryeinspektor duke kaluar në inspektor.
“Vetë ligji i ka dhënë të drejtë punonjësve të policisë nga 1 mars i 2015 deri më 1 mars 2016 që ta ruajnë gradën e kryeinspektorit. Këtë gradë e gëzojnë forcat speciale të RENEAS dhe gjithë punonjësit e policisë të nivelit zbatues që kanë funksionet e ndihmës pecialistit për hetimin e krimit apo ndihmës specialistit të rendit dhe numri i përgjithshëm i tyre kalon mbi 2 mijë punonjës policie në shkallë republike,” shprehet ai.
Sindikata ka paditur Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme në Gjykatën Administrative, por pas mos shqyrtimit nga kjo e fundit, padia ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese. Fishta pohon se gjykatat Administrative, kanë zvarritur qëllimisht edhe padi të tjera të marrëdhënieve të punës mes Sindikatës dhe Policisë, për punonjës policie të larguar në mënyrë të padrejtë nga rradhët e Policisë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO