Ngrirja e ujit në lagunat e Kune-Vainit në Lezhë fatmirësisht nuk kanë sjellë dëme të shumta.

Me rritjen e temperaturave, uji në këto laguna ka shkrirë duke bërë që të gjitha shpendët që u larguan në ditët e ftohta të rikthehen në këto rezervate.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Lezhës Pjetër Toni thotë se gjatë gjithë këtyre ditëve është hedhur bazë ushqimore dhe kjo ka dhënë ndikim pozitiv afrimin sërish të shpendëve.
 
Pjetër Toni shprehet se ngricat nuk ka qenë aspak favorizuese as për peshqit brenda lagunës por duke qenë së ka qenë fundi i sezonit të peshkimit, dëmet e shkaktuara kanë qenë të pakta.
 
Uji në Lagunat e Kune-Vainit në Lezhë qëndroi i ngrirë për më shumë se 1 javë nga temperaturat të cilat arritën disa gradë nën zero, ndërkohë që një situatë e tillë në këtë zonë nuk ishte parë prej vitesh.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)