Shkrimet për Shkëlzenin, Berisha
kërcënon gazetarin Carlo Bollino
Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënon hapur gazetarët që nuk arrin t’i kontrollojë. Sot, me një status në Facebook, kërcënoi gazetarin italian Carlo Bollino, duke i kërkuar Prokurorisë ta hetojë.
Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënon hapur gazetarët që nuk arrin t’i kontrollojë. Sot, me një status në Facebook, kërcënoi gazetarin italian
Carlo Bollino, duke i kërkuar Prokurorisë ta hetojë.
Si zakonisht, Berisha i bazon akuzat e tij mbi shpifje, në këtë rast mbi shpifjet e ish-drejtorit të Muzeut Kombëtar, Melsi Labi, i cili, në një intervistë për portalin e gazetares Rudina Xhunga, akuzoi ministren e Kulturës Mirela Kumbaro se ka dhënë miliona euro për Bunk’Artin.
Deklaratë kjo, që u përgënjeshtrua fillimisht nga organizatorët e Bunk’Artit - që është kuruar nga Carlo Bollino – dhe më pas nga vetë Melsi Labi, i cili dje, pasi mori vesh se ishte shkarkuar nga ministrja e Kulturës për “papërgjegjshmëri në punë”, deklaroi se nuk i ka bërë kurrë ato akuza kundër Bunk’Artit dhe, sipas tij, ato i kishte sajuar portali i Xhungës.
Por Berishës nuk i bëhet vonë nga e gjithë kjo. Për të ka rëndësi fakti që tek Shqiptarja.com sot, ndër lajmet më të lexuara, është një
artikull kundër Shkëlzen Berishës dhe aferave të tij miliardëshe.
Mjafton kjo, që doktori, i verbuar nga inati dhe nga frika, të lëshohet nga zinxhirët, duke tentuar t’u mbyllë gojën (me kërcënime) atyre mediave dhe atyre gazetarëve që, në të kundërt, luftojnë për një magjistraturë të pavarur dhe në betejën kundër korrupsionit.
Duke përdorur edhe një herë një lajm të rremë, kërcënon Carlo Bollinon. Nesër do ta ketë rradhën dikush tjetër. (Por, për vëllain e Melsi Labit, tani në proces gjyqësor i akuzuar për korrupsion, kushedi pse Berisha nuk ka asgjë për të thënë).
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë
9 Korrik, 13:16
-
Carlo Bollino: Onkologjiku një akuzë për të gjithë, por dhe detyrim për ndryshim!
27 Qershor, 18:27