‘Qendra e emigrantëve dështim’, Rama për ‘La Repubblica’: Fjalë që kurrë s’i kam thënë! S’mendoja se do përfundoja sërish në kënetën e politikës italiane

Një shkrim në “La Repubblica’, i gazetarit Gerardo Greco i marrë me shpejtësi nga një pjesë e mirë e mediave italiane, ka rikthyer në Itali në qendër të vëmendjes Kryeministrin Rama dhe marrëveshjen e tij me Melonin për emigrantët e paligjshëm.

Në raportimin e La Repubblica shkruhet se Kryeministri kishte kritikuar marrëveshjen, ndërsa nuk kanë munguar tituj si ‘Rama ndryshon mendje’, ‘Rama lëshon Melonin’ ‘Rama: Marrëveshja nuk do të funksionojë’ etj.

La Republica citon Ramën kur shkruan se kryeministri shqiptar ka vënë në dyshim funksionimin e marrëveshjes për emigrantët në Gjadër për shkak të procedurave ligjore, planin Matei për të dërguar para dhe bashkëpunim ekonomik me vende afrikane, por mbi të gjitha i referohen Ramës se ka thënë së në fakt këtë krizë emigrantësh në Itali do ta menaxhonte shumë mirë Massimo D’Alema, një ish kryeministër italian i viteve 1998-2000 që menaxhoi krizën e emigrantëve me Shqipërinë.

Por në një postim të gjatë në ‘X’, Kryeministri Rama mohon gjithçka është shkruar. Ai thotë se as nuk ka ndryshuar mendje, se nuk ka dhënë një intervistë por ka biseduar me një mik, ndërsa mohon edhe kontekstin që i është dhënë fjalëve të tij për D’Aleman.

'Jo, as kam ndryshuar ide, as kam dhënë intervistë. Kam bërë shqiptarin që praktikon fenë e vet të lashtë të mikpritjes – shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut – duke iu ofruar një kafe disa miqve të mirë që kishin ardhur në Tiranë nga Italia. Folëm për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësore dhe, sigurisht, edhe për marrëveshjen dhe historinë e imigracionit klandestin nga Shqipëria drejt Italisë, të cilit qeveria D’Alema arriti t’i jepte fund me një logjikë dhe largpamësi strategjike. Kurrë, ama, nuk e kisha menduar që do të përfundoja edhe njëherë në batakun e luftës politike italiane, duke më cituar me fjalë që nuk i kam thënë kurrë, të llojit “do jetë një dështim” ose “do duhej D’Alema” nën titullin “Rama heq dorë nga Meloni”,  ku nuk e gjej aspak veten.'- shkruan Rama.

Rama përsërit se sikur të kthehej mbrapsht 100 herë, do ta bënte marrëveshjen me Italinë dhe me asnjë vend tjetër.

'Megjithatë, e përsëris: Edhe po të kthehesha një qind herë pas, sërish do ta bëja marrëveshjen për migrantët me Italinë dhe me asnjë vend tjetër. E kam thënë gjithnjë që, sipas meje, është diçka e re që duhet të kalojë provën e realitetit. Pastaj, nëse për realitet merret një foto e publikuar nga një kantier orët e para të punës, shoqëruar me titullin “800 milionë të hedhura kot”, atëherë jetojmë në botë  paralele dhe asgjë nuk mund të na afrojë me sfidën masive të migracionit të paligjshëm, në një Europë që duhet të bashkohet për të luftuar në të njëjtën kohë trafikimin kriminal të të varfërve dhe dimrin demografik që kërcënon gjithnjë e më shumë të ardhmen e saj, ndërkohë që politikanët u ngjasojnë priftërinjve të Kostandinopojës, të cilët ishin kaq të zënë me grindjet për seksin e engjëjve, saqë nuk po kuptonin që muret e qytetit ishin rënë tashmë nga të gjitha anët.'- përmbyll Rama reagimin.

Në Portin e Shëngjinit dhe në Gjadër vijon prej muajsh tashmë puna, ndërsa emigrantët e parë pritet të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të nëntorit.

M.Q./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrante: 24/05/2024 17:01

    Italianet Jane shume llafazan. Tani flasin me Ty sa te kthejne shpinen ,te shpikin 100

    Përgjigju
  • jusufi: 24/05/2024 16:07

    jep doreheqjen o rama o hajdut,,se le nam,,je bere me keq se saliu....

    Përgjigju
  • Pensionisti: 24/05/2024 15:33

    Po si qenka puna? Genjeve mikun ti apo genjen miku? Te kane ardh fjalet qe Meloni ka ndryshuar mendje dhe po kerkon te shpetosh fytyren tende. Ajo marreveshje vinte era, ishte thjesht nje loje politike e Melonit qe te peshkoi.

    Përgjigju
  • Besi: 24/05/2024 11:25

    po meloni fashiste eshte u dinte qe e ka me te futme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok