*'Rama 'shkarkon' Melonin: Qendra për emigrantët do të jetë një dëshpërim!', titullohet artikulli i medias italiane 'La Repubblica', referuar një bisedë konfidenciale të zhvilluar mes gazetarit të medias italiane Gerardo Greco, dhe kryeministrit shqiptar në Tiranë. Shqiptarja.com sjell shkrimin e plotë të medias italiane. Rama nuk e ka pranuar.
TIRANË- Mesazhi në Whats App, shfaqet pikërisht në momentin e takimit: Jam kthyer këtu në oborr’! Një hap i rëndë, por i shpejtë, Edvin Kristaq Rama, i njohur si Edi, shfaqet nga hiçi në kopshtin e hotelit të mbushur me njerëz në Tiranë.
Turistët që hidhen në pishinë, familjet që në restorant: papritur janë zhdukur të gjithë! Është vetëm ai, i ulur në një tavolinë me një ekspres para dhe një biskotë të paprekur. Është e vështirë të mos e dallosh kryeministrin e Shqipërisë: 2 metra, lideri më i gjatë në të gjithë botën perëndimore.
Kur e kërkova me një mesazh në celular ai m'u përgjigj duke më thënë se në Shqipëri mikpritja është e shenjtë dhe më tha se donte të më takonte menjëherë. Rreth e qark Tiranës është një kantier gjigant ndërtimi. Thjesht vinça që tërheqin rrokaqiejt në kohë rekord.
“Kryeministër, ju tani ndërtoni ndërtesa brenda një nate dhe qendra italiane për emigrantët në Shqipëri përbëhet vetëm nga katër fardoma të braktisura. Ka diçka që nuk shkon?”.
Rama merr menjëherë shprehjen e një anëtari të komisionit të diplomës së shkollës së mesme kur përballet me një student që s'të dëgjon. Dhe i shpjegon se ‘ato gjëra atje janë vetëm italiane. Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë’.
Vend ndërtimi një kantier i hapur
Një pjesë e portit të Shëngjinit dhe një ish-bazë ushtarake e braktisur në Gjadër, 20 minuta larg me autobus. Pjesa tjetër është puna jonë: është e gjitha çështje e prokurimeve publike italiane dhe nënkontraktimeve.
"Por a jeni i sigurt që nuk është tashmë gati?" shton ai me djallëzi! Dhe pastaj, befas Rama bëhet konfidencial: ‘Miku im, qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë. Por problemi do të jetë funksionimi i tij. Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si i rrotulloni 3000 persona në 28 ditë me burokracinë italiane dhe rregullat evropiane?”.
Rama parashikon beteja politike dhe shpjegon se ligjet s'janë shqiptare. Me pak fjalë, është vetëm puna jonë atje! Tani thonë se Rama është pak i ftohtë me socialistët europianë. Pasi nuk erdhi në Romë në kongresin e PSE në mars edhe për këto qendrat e migrantëve: pasi nuk janë tamam një ide e madhe progresive. Dhe prandaj ai dëshiron të dërgojë disa sinjale afrimi me socialistët e PSE.
Ndërkohë, disa mysafirë të hotelit e njohin dhe ndalojnë për t'a përshëndetur. Ai ngrihet në këmbë, shtrëngon duart, por pastaj kthehet në të njëjtën pikë.
“Edhe ky plan Mattei... si e realizoni? Po, mund të bëni marrëveshje, të hapni qendra në Tunizi ose Libi. Por a e dini se sa para janë në lojë për trafikimin e emigrantëve në ato brigje? Dhe gjithçka është menaxhuar shumë lart”.
‘D’alema do të duhej për këtë krizë!’
Këtu kryeministri shqiptar citon raporte edhe Evropës. Vullneti politik nuk mjafton, duhet strategji, duhen para! Por ‘A e di se kush do të na duhet ? D'Alema do të na duhej!". Dhe këtu kryeministri shqiptar tërhiqet nga shpirti i tij si një socialdemokrat i vjetër, ndoshta duke kërkuar një pajtim me socialistët evropianë, duke dyshuar marrëdhënien me Melonin! ‘Kryeministër, tani çfarë lidhje ka D'Alema me të?”.
Rama flet për gjirin e Vlorës, në '98, në duart e kontrabandistëve: “Më pas mbërriti Massimo D’Alema, vendosën një radar në ishullin e Sazanit, në kanalin e Otrantos, hapën kanale emigracioni të lehtësuar dhe pak nga pak gjithçka përfundoi: sot në Itali ka gjysmë milioni shqiptarë”. Radha e njerëzve që duan të bëjnë selfie me të rritet. Problemi është se fotot janë gjithmonë paradoksale: kryeministri gjigant dhe klientët më të shkurtër. Një turiste e zhgënjyer komenton selfie-n e saj të re presidenciale: “Është si me Melonin... jemi në disproporcion!”
mbaje fjalen gjikand
PërgjigjuA ka dhene KKT lejen e ndertimit per keto struktura?
Përgjigjuce do per bostan