Skrimtari i mirënjohur Ylljet Aliçka, autor i disa librave të sukseshëm të botuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të ndryshme të botës tashmë ka botuar në italisht romanin ‘’Valsi i Lumturisë’’. Aliçka njihet edhe për kontributin e tij të madh në botën e kinematografisë ku ka shkruar disa skenare dhe është vlerësuar me çmime të rëndësishme.
Më herët shkrimtari ka sjellë për lexuesin shqiptar ‘’Valsi i lumturisë’’ i cili është fitues i çmimit kombëtar të letërsisë dhënë nga Ministria e Kulturës në vitin 2013 dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në çmimin ‘’Ballkanika 2014’’.
Në Itali ky libër vjen me titullin ‘’IL Sogno italiano’’ nga shtëpia botuese ‘’Rubbettin’’. Ngjarja e romanit “Valsi i Lumturisë” fokuson marrëdhëniet historike e diplomatike të Shqipërisë me shtetin fqinj dhe gjatë procesit të krijimtarisë hyn në rrjedhat e një analize shumë komplekse sociale dhe filozofike.
Një marrëdhënie shumë e ndërlikuar e Shqipërisë me vendet e tjera në komunizëm e ka bërë subjektin e romanit që pasqyrohet në dy kahe; kahun historik dhe politik.
Stili i një shkrimtari me përvojë si ai i Aliçkaj dhe figuracioni i përsosur letrar, përmbushin një linjë të ndërlikuar filozofike të romanit, që i kapërcen kufijtë e vendit ku ka ndodhur ngjarja.
Shkrimtari Ylljet Aliçkaj më herët është shprehur se titulli i romanit është marrë nga një këngë e këngëtarit të shquar italian Fabricio de Andre. Romani është mbështetur mbi një ngjarje të vërtetë dhe persona realë, por që në libër i takon artistikisht vetëm si personazhe.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com