Parku Kombëtarë i Divjakës, tashmë është kthyer në një atraksion tepër interesantë për vizitorët e huaj. Menaxhimi i kujdesshëm i këtij parku natyrorë ku flora dhe fauna e veçantë në trevën Ballkanike, janë ruajtur në gjëndjen e tyre natyrore, bëjnë që vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj,ta prekin atë çdo ditë jo vetëm turistë të thjeshtë, dashamirës të natyrës dhe specieve të rralla, por edhe personalitete të botës së artit, kulturës apo dhe shkencës natyrore, janë bërë kurioz për Parkun e Divjakës.
Vizitori i djeshëm në këtë Park ishte botuesja dhe shkrimtarja e njohur angleze Marion Rose e shoqëruar nga bashkëshorti i saj. Ata u shoqëruan nga udhërrëfyesit vendas në shtigje të veçanta ku shpendë të veçantë të zonës kanë ngritur foletë e tyre. Kjo zonë shquhet për specie të shumta fluturakësh që jënë të rrallë në Europë. Këtë e pohonë edhe studiuesi dhe biologu Taulant Bimo,që prej kohësh meret me studimin e specieve të veçanta të zonës.
Kështu,parku është kthyer në një atraksion për turistët e vëzhgimit të faunës së veçantë të kësaj zone. Moratoriumi dyvjeçar që ndalon gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve të egra, ka bërë që në lagunën e Karavastasë të rikthehen shpendët e mërguar nga terrori i gjuetisë pa kriter.
Tashmë kjo lagunë gjallon nga specie të ndryshme fluturakësh që tërheqin vizitorë të shumtë jo për t'i vrarë por për t'i vëzhguar në abitatin e tyre natyror..
Ardian Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës së Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Fierit, që mbulon edhe Parkun Kombëtar të Divjakës, shprehet optimist për shtimin e numrit të shpendëve dhe rikthimin e të ikurve në "shtëpinë" e tyre natyrore.
Kjo ka bërë që vizitorë të shumtë nga vendi dhe bota të vijnë çdo ditë e t'i vëzhgojnë nga afër këto specie të rralla, sidomos pelikanin kaçurrel. Udhërrëfyesit vendas i shoqërojnë ata nëpër shtigje të veçanta për t'i çuar sa më afër vendstrehimit të këtyre shpendëve të rrallë.
Pajisja me mjete vëzhgimi bashkëkohore i kënaq vizitorët dhe ata shprehen se do të kthehen përsëri aty. Ky park tashmë është futur në vendin e parë të parqeve më të vizitueshme për turizmin e vëzhgimit në vendin tonë.
/Shqiptarja.com