Shkrirja e Bordit të Karburanteve, Konfidustria: Nuk pritet të sjellë ulje të çmimit të hidrokarbureve! Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve

Shkrirja e Bordit të Karburanteve, Konfidustria: Nuk pritet të sjellë ulje të çmimit të hidrokarbureve! Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve

Foto ilustruese

Shkrirja e Bordit të Karburanteve nuk do të sjellë ulje të çmimeve të hidrokarbureve. Kështu nënvizon në një deklaratë për mediat Konfindustria, e thekson se mungesa e qartë e standardeve të konkurrencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregtar si shërbimet portuale, të depozitimit dhe të tregtisë me shumicë të karburanteve.

Konfindustria kërkon krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të suksesshme në Rajon.

‘Konfindustria, duke marrë shkak nga shfuqizimi i Bordit të Transparencës vlerëson, se vendimi nuk pritet të sjellë asnjë ulje të çmimeve të karburanteve në treg,
përkundrazi mund të përkeqësohet më tej. Arsyeja e përfundimit të mësipërm është mungesa e konkurrencës së lirë në tregun e karburanteve, si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel.

Mungesë e qartë e standardeve të konkurrencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregtar si shërbimet portuale, të depozitimit dhe të tregtisë me shumicë të karburanteve. Konfindustria përsërit kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të sukseshme në Rajon.’- thekson Konfindustria.

Një ditë më parë ministrja e Financave njoftoi se Bordi për caktimin e çmimit të Karburantëve nuk do të funksionojë më!  Bordi i Transparencës u ngrit në 12 mars  të vitit të kaluar me qëllimin për të shmangur abuzimet nga ana e kompanive që tregtojnë karburante. Ai u ngrit në një kohë kur si pasojë e luftës në Ukrainë, 1 litër naftë shkoi rreth 300 lekë. Çmimi më i lartë që Bordi ka vendosur ka qenë 265 lekë litri për naftën, ndërsa më i ulëti 169 lekë për litër.  Teksa opozita e ka sulmuar si Bord klientelist, mazhoranca e ka cilësuar si mekanizmin e vetëm për të mbajtur në kontroll çmimet. Bordi i Karburanteve u ngrit paralelisht me atë të përcaktimit të çmimit të ushqimeve, që u shkri nga Kushtetuesja 22 shkurtin e kaluar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën