Shkrirja e gjinjve: Ja praktika
çnjerëzore e vajzave afrikane

Shkrirja e gjinjve: Ja praktika<br />çnjerëzore e vajzave afrikane
Shkrirja e gjinjve është është një zakon absurd që praktikohet në Kamerun, për vajzat nga 8 deri në 11 vjeç. Me një shufër të nxehtë hekuri, këtyre vajzave u shtypet gjiri në mënyrë që t’u zhduket çdo shenjë e feminilitetit. Një praktikë e tillë e cila është një torturë e vërtetë përdoret kryesisht nëpër fshatra.

Një gjë e tillë bëhet pasi, në momentin kur vajzave fillojnë t’u rriten gjinjtë, ata konsiderohen në rrezik, pasi tërheqin vëmendejn e meshkujve. Kështu nënat e tyre vendosin t’ua shtypin gjoksin, për t’i mbrojtur ata nga dhuna apo shtatëzanitë e padëshirueshme.

Amelia një vajzë 26 vjeçare nga Kameruni tregon historinë e saj traumatike.

“Isha 13 vjeç kur nëna ime vuri re se kishin filluar të më rriteshin gjinjtë. Më tha:” Kështu nuk shkon. Tani djemtë do të shikojnë që ti je bërë grua. Do të bëjmë siç ka bërë mamaja ime me mua. Nga ajo ditë çdo ditë dhe natë ajo merrte një shufër hekuri të nxehtë dhe ma ngjiste mbi gjinj, ndërkohë që unë ulërisja nga dhimbjet”, rrëfen Amelia për torturën që i është bërë.

Kjo praktikë antinjerëzore, provokon dhimbje, plagë, shenja , tumore e trauma psikologjike që nuk zhduken kurrë. Dhe vetëm kohët e fundit Kombet e Bashkuara e kanë futur shkrirjen e gjinjve në listën në krimet ndaj gruas.

Por në të shumtën e rasteve nuk bëhet asgjë për të luftuar fenomenin, kjo pasi një praktikë e tillë bëhet në fshehtësi të madhe brenda shtëpive të Kamerunit. Megjithatë janë të shumta organizatat që kanë manifetuar kundra kësaj praktike çnjerëzore.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit