Harta e re gjyqësore, avokati Beqiri në 'Repolitix': Reforma në drejtësi po degradon! Të bëhen 3 gjykata apeli, zgjidhje model  

Për avokatin Idajet Beqiri, shkrija e Gjykatës së Apelit në një është problematike, kjo për shkak të mungesës së aksesit të disa qytetarëve që jetojnë në zona të ndryshme të Shqipërisë. Juristi tha në 'Repolitix' në Report Tv , se niveli i drejtësisë do të ulet ndjeshëm nga ky vendim.

'Problemi kryesor është që aksesi në gjykatë, do të jetë jashtëzakonisht i vështirë. Në çdo pikëpamje nuk do ta ulë nivelin e drejtësisë por do e ulë. Ti i largon përfundimisht qytetarët nga Gjykata, nuk vjen dot ai nga Vermoshi në Tiranë. E kemi patur këtë përvojë dhe ka qenë jashtëzakonisht problematike, një skandal i vërtetët. 6 janë shumë.'

Beqiri, në 'Repolitix' në Report Tv tha bëri dhe një propozim lidhur me këtë çështje. Sipas tij, 3 gjykata në tre zona të Shqipërisë janë mëse të mjaftueshme, duke shtuar se këto gjykata do të përmbledhin disa zona sëbashku.

'Propozimi, 3 Gjykata apeli në Shqipëri duhet të jenë, duhet të ruhet e Shkodrës. Një duhet të jetë në Tiranë. Korça Kolona e Saranda mund të ishin një apel në Vlorë. 3 Gjykata do ishte një zgjidhje model.'- tha Beqiri

Lidhur me reformën në drejtësi, avokati është shprehur se me anë të kësaj lëvizjeje me gjykatat duke shtuar se është më e thjeshtë për KLGJ të kontrollojë në një gjykatë.

'E keqja është në disa drejtime, këta duan të përmbyllin reformën në drejtësi, të thonë që e bëmë. Dhe sipas tyre një gjykatë e mbush. Dhe i shkrin këto të tjerat. E dyta për arsye meskine. KLGJ e ka mrekulli të kontrollojë një gjykatë. E ka më të thjeshtë. Të mos shpejtojmë, shpejtimi i organeve tona, ka sjellë dëme të jashtëzakonshme në drejtësinë Shqipëri. Po e degjenerojnë reformën në drejtësi, sepse nuk dëgjojnë mendime, gabim e bëjnë Vettingun, po ja shikojmë pasojat tani. Nuk i dëgjojnë avokatët. Reforma në drejtësi është nisur më qëllim të mirë, por po degradon.'- u shpreh Beqiri ndër të tjera në Report Tv.

Ditën e sotme në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë.

Çfarë parashikon harta e re gjyqësore
Report Tv mëson se Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat e shkallës së parë në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vshdj: 15/06/2022 02:03

    Kjo eshte prishje e rendit kushtetues. Denohet me kodin penal dhe civil. Pse nuk arrestorni edi ramen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion