Nxënësit e klasave të  6-ta në shkollën Adem Sheme në Sarandë kanë vendosin të bojkotojnë mësimin pas vendimit të drejtorisë së shkollës për të shkrirë klasat nga 4 në 3 klasa, për mungesë të nxënësve.

Klasat do bëhet me nga 37 nxënës, gjë e cila nga prindërit dhe nxënësit e konsiderojnë si absurde.

Ditën e sotme ata janë mbledhur pranë oborrit të shkollës por nuk kanë zhvilluar mësim.