Shkrirja e ministrive, ALUIZNI
kalon në varësi të M.Drejtësisë
Publikohen vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë këtë të premte në Vlorë. Një nga vendimet e rëndësishme ka qenë kalimi i drejtorisë së ALUIZNI-t në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Publikohen vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë këtë të premte në Vlorë. Një nga vendimet e rëndësishme ka qenë kalimi i drejtorisë së ALUIZNI-t në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Më parë kjo drejtori i takonte Ministrisë së Zhvillimit Urban, por me shkrirjen e kësaj ministrie, ALUIZNI i kalon Ministrisë së Drejtësisë. Kjo ministri ka në varësi edhe drejtorinë e Hipotekave,
Gjithashtu, të gjitha kompentencat e Ministrisë së Zhvillimit Urban kalojnë te Ministria e Drejtësisë.
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.289, DATË 17.5.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE (ALUIZNI)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 46, të ligjit nr.9482, datë 16.2.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.289, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë, me poshtë e quajtur ALUIZNI, është institucion qendror, person juridik, publik, në varësi të ministrit të Drejtësisë.”.
2. Kudo në vendim, emërtimet “Ministri i Zhvillimit Urban” dhe “Ministria e Zhvillimit Urban” zëvendësohen me “Ministri i Drejtësisë”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33
-
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
15 Janar, 15:31
-
Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27