Kreshnik Spahiu: Shkrirja e PD, e vetmja alternativë që Edi Rama të mos fitojë mandatin 4

Kreshnik Spahiu: Shkrirja e PD, e vetmja alternativë që Edi Rama të mos fitojë mandatin 4

Selia e Partisë Demokratike

Demokratët 30-vjet kanë luftuar me njëri-tjetrin më shumë se me socialistët. Lufta dhe urrejtja brenda llojit është më e madhe se lufta me kundërshtarët.

Partia Demokratike është shndërruar në kancerin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Në 30-vjet, ajo shkatërroi dhe copëzoi çdo lëvizje të re politike me parimin: “Përça dhe sundo”.

Nga viti 1992 deri më 2021, ajo copëzoi dhe asgjësoi me qëllim çdo lëvizje të re:

1- Aleancën Demokratike e ndau në 2 parti

2- Partinë Social Demokrate e ndau në 2 parti

3- Partinë e Legalitetit e ndau në 4 parti

4- Partinë e Ballit Kombëtar e ndau në 2 parti

5- Partinë e Re Demokratike e ndau në 3 fraksione.

6- Partinë Fryma e Re në dy fraksione.

Vetë Partia Demokratike u copëtua në 12 parti të vogla.

Sali Berisha kishte 30-vjet një parim politik: “Mban peng llogoren e djathtë duke mos lejuar faktor të tjerë dhe prit radhën deri sa te bjerë vetë kundërshtari”.

Teoria e tij e forcoi aq shumë Partinë Socialiste, sa gradualisht të gjitha bastionet demokrate u shembën si një kështjellë rëre.

Partia Demokratike u krijua nga rinia dhe sot s’kanë mbetur as me 500 studentë.

Partia Demokratike u krijua nga “qyteti” por sot dominohet nga “fshati”.

Partia Demokratike u krijua nga pronarët, por sot kontrollohet nga “pushtuesit”.

Partia Demokratike u krijua nga të burgosurit politik dhe sot kontrollohet nga dy familje komunistësh.

Partia Demokratike u krijua si parti idealesh, dhe u shndërrua në korporatë biznesesh.

Ndryshe nga Kosova, Serbia, Kroacia, Italia, Greqia etj etj. Shqipëria u bllokua në forcimin e alternativave opozitare dhe shumë partiake.

Blerja e logove, duke futur kryetarët në lista, minoi dhe korruptoi pluralizmin politik si strategji e Partisë Demokratike, te trashëguar nga

Partia Komuniste që shiste për pluralizëm:

– Frontin Demokratik

– Organizatën e Rinisë

– Veteranët

– Bashkimet Profesionale

– Sindikatat

SHBA u përpoq që të inkurajojë disa opozita të reja ndër vite: ADSH, PDR, FD, AK, Thurja, etj por establishmenti i vjetër me marrëveshjet kushtetuese 2008 dhe 2017 asgjësuan çdo lëvizje të re.

SHBA-ja së fundmi gjykoi me të drejtë se Sali Berisha është strumbullari i minimit të themeleve të demokracisë, dhe për këto arsye e shpalli Non-Grata.

Foltorja e Sali Berishës ka ngritur në maksimum frymën anti-amerikane si kurorëzim i një përplasje 30- vjeçare Berisha-SHBA.

Mençurish, amerikanët kanë futur në këtë luftë Lulzim Bashën, një njeri me 5 dosje penale, por që sot ka çelësat e Partisë Demokratike.

Nxitja e luftës Basha-Berisha, ishte zbulimi brilant i diplomacisë amerikane për ta shpërbërë Partinë Demokratike.

Në të dyja rastet: Nëse fiton Basha, apo nëse fiton Berisha, ajo parti do shkatërrohet:

1- Nëse fiton Lulzim Basha, ajo parti katandiset në 2025 me 5 deputetë, sepse e shkatërron Sali Berisha me parimin: “Pas meje të bëhet qameti.”

Berisha e shkrin partinë dhe Basha s’ja merr dot dhe e çon në humbje të përjetshme.

 

2- Nëse fiton Sali Berisha, atëherë ky do bashkohet me Ilir Metën dhe nuk është çudi ta drejtojnë nga burgu opozitën. Në këtë rast Edi Rama s’ka nevojë për fushatë elektorale sepse SHBA nuk do e lejojë deri në 2040 që PD të vij në pushtet.

Në të dyja rastet, fitorja e socialistëve do jetë më e thella në histori në 2025.

Prandaj ka vetëm një zgjidhje: Shkrirja e Partisë, është shpëtim i Shqipërisë.

Mbyllja e PD dhe krijimi i një opozite të re, është e vetmja mundësi që të mos lejohet, që Rama të fitojë Mandatin 4.

Kjo duhet të ndodh tani, sepse pas tre vitesh do të jetë shumë vonë.

Rama ka dy dekada që i mund të gjithë keta bashkë: Berishën-Bashën-Metën-Monikën.

Atëherë ka vetëm një zgjidhje: Rama duhet të ndeshet me një opozitë tjetër në finalen e 2025.

Lërini Berishën dhe Bashën të hanë kokat e njëri-tjetrit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 20/10/2021 02:16

    Edhe une ashtu mendoj kreshnik te shkri het PD..KISHTE ME VLERE SHQUPI KUR E KISHIM USHTARAKET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari