Shkrirja e QKR dhe QKL: Brenda Janarit propozohet drejtuesi i ri

Shkrirja e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me Qendrën Kombëtare të Licencimit në atë që do të emërohet Qendra Kombëtare e Biznesit zyrtarizohet brenda 2 javësh. Ligji është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi pas 15 ditësh. Pas hyrjes në fuqi të ligjit për krijimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka 30 ditë kohë për të propozuar drejtuesin e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Pritshmëritë janë që drejtues i Qendrës Kombëtare të Biznesit të zgjidhet njëri nga drejtuesit aktualë të dy qendrave që shkrihen.

Apelimet tatimore, nga 2480 vendime, vetem 9% i fiton biznesi
Prej vitesh, komuniteti i biznesit ka shprehur rezerva mbi sjelljen jo korrekte dhe kontrollet abuzuese nga administata tatimore. Për çdo penalitet apo abuzim, biznesi mund të drejtohet me një ankesë në Apelimin Tatimor, strukturë brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Por, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Apelimit Tatimor, Flamur Lalo, nga 2.480 vendime të dhëna nga kjo strukturë, vetëm 9% e tyre janë dhënë në favor të biznesit. Edhe pse shumë çështjë te kjo strukturë kalojnë nëpërmjet Avokatit të Tatimpaguesve, përsëri nuk janë shmangur edhe rastet që kanë përfunduar në procese gjyqësore.


Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës