Shkrirja e Urgjencës së Tiranës
Vokshi: Akt korruptiv, sjell kaos

Shkrirja e Urgjencës së Tiranës<br />Vokshi: Akt korruptiv, sjell kaos
Shkrirja e Urgjencës së Tiranës, siç pretendohet nga mjekët të cilët protestuan sot kundër këtij vendimi jozyrtar siç ata u shprehën, është cilësuar nga kryetarja e komisionit parlamentar të Shëndetësisë Albana Vokshi, si një akt korruptiv në dëm të qytetarëve, ndaj të cilit ajo inkurajon mjekët që të vijojnë protestat.

Në një prononcim për mediat, pranë mjekëve të Urgjencës së Tiranës, Vokshi thotë se arsyeja që Urgjenca do të shkrihet është se mbi të do të ndërtohet një pallat, por kjo sipas saj do të  rëndojë mbi shëndetin e qytetarëve, të cilët nuk do të dinë ku të drejtohen.

 “Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë ofron shërbimin ne shtepi dhe asiston edhe rastet e aksidenteve rrugore, e përfshirë shpesh edhe ne operacionet humanitare në rastet e emergjencave civile. Në fshehtësi të plotë, ky shërbim po shkatërrohet, ekipet mjekësore po ndahen në tre spitale, pa pasur një qendër komande që do të menaxhojë rastet urgjente. Nëse sot një qyetar në Tiranë thërret shërbimin e urgjencës në shtëpi, askush nuk do t'i ofrojë ndihmë. Atij i duhet të shkojë me makinë private në urgjencën e QSUT. Por rasti i tij mund të mos jete për QSUT, mund të jetë për tek spitali i traumes dhe nga aty i duhet të shkojë po privatisht te spitali tjetër. Një sorollatje pa fund e qytetarëve. Mjekët do të na e shpjegojnë më mirë se sa jete njerezish do të humbin nga kaosi që do të krijohet nga ky akt i papërgjegjshëm dhe korruptiv,” tha ajo.

Në fund të fjalës së saj Vokshi i ka bërë thirrje qeverisë  që të tërhiqet nga ky vendim jo transparent siç e quan ajo, i marrë në fshehtësi të plotë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi