Shkruan historinë olimpike për Shqipërinë në ‘Paris 2024’, qeveria shpërblim 14.7 milionë lekë për dy mundësit Valiev dhe Dudaev! Përfitojnë edhe trajnerët
Chermen Valiev dhe Islam Dudaev
TIRANË- Dy mundësit Islam Dudaev dhe Chermen Veliev, të cilët garuan për Shqipërinë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, dhe u futën në historinë e sportit shqiptarë, pasi për herë të parë ia dolën që t’i sjellin vendin tonë, medaljet e para Olimpike, do të shpërblehen nga qeveria. Qeveria ka miratuar 14.7 milionë lekë të reja shpërblim për sportistët fitues të medaljeve olimpike me rezultatet të larta si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku theksohej se “programit buxhetor ‘Për zhvillimin e sportit’, i shtohet fondi prej 14 700 000 (katërmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh për shpërblimin e sportistëve fitues të medaljeve olimpike dhe me rezultate të larta, si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Shpërblimi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Vendimi është marrë më 12 gusht me firmë të kryeministrit Edi Rama. Siç parashikohet në ligjin e sportit të miratuar në vitin 2021, medalistët me medalje bronzi shpërblehen me 5 milionë lekë të reja dhe do të marrin dhe gradën kolonel.
Vendimi i botuar në fletoren zyrtare
Ecuria e Shqipërisë në Lojërat Olimpike "Paris 2024"
Më 10 gusht Chermen Valiev shkroi historinë në Paris 2024. Ai fitoi medaljen e parë për Shqipërinë në historinë e Lojërave Olimpike, duke mposhtur me rezultatin 6-2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani, në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.
Një medalje e dytë iu ofrua Shqipërisë nga mundësi Islam Dudaev i cili mundi numrin një të botës në peshën 65 kg, Iszmail Muszukajev.
Veç dy sportistëve që i dhuruan medalje vendit tonë, pjesë e këtij eventi ishin edhe gjashtë sportistë të tjerë që nuk mundën të siguronin medalje. Manjola Konini në qitje, Luiza Gega dhe Franko Burraj në atletikë, Grisi Koxhaku e Kaltra Meça në not, si edhe rusi i tretë i natyralizuar si shqiptar, mundësi Zelimkhan Abakarov.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.7%
-
Të gabuar
55.9%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania’, Rama ‘heton’ rastin e komentueses: S’është e vërtetë, e ke marrë direkt 4 herë! (VIDEO)
19 Janar, 16:28
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’
9 Janar, 16:05
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030
4 Janar, 19:15
-
Mundja dhe skitë stolia e sportit në 2024! Shqipëria siguroi medaljet e para Olimpike, Kombëtarja dinjitoze në Europian! Pritshmëria për 2025
31 Dhjetor 2024, 14:09
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor 2024, 21:56
Bravo cuna. Per mendimin tim e meritojne, mbase edhe me shume shperblimin. Bravo
PërgjigjuPensiionistet le te vdesin per buke, leket i kemi per ruset.