SKRAPAR- Fasoneria e Skraparit është djegur pasditen e sotme nga një zjarr i rënë në ambientet e saj. Në ambientet e brendshme të "Alba Shoes" ndodheshin vetëm drejtuesit, të cilët po mbyllnin punën në momentin e rënies së zjarrit, pasi punonjësit ishin larguar që në orën 5 të pasdites kur mbyllnin turnin.
Personat që ndodheshin brenda kanë kaluar momente paniku, por kanë arritur të dalin jashtë pa asnjë lëndim. Në fasonerinë me 30 punonjës prodhoheshin këpucë, sandale e së fundmi edhe çanta kartoni, të cilat kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e Report Tv tregojnë zjarrin dhe tymin e zi që ka mbuluar gjithë zonën, ndërsa punonjësit dhe banorët e ndodhur aty janë distancuar që të mos lëndohen. Sipas korrespodentit të Report Tv Artan Diko, dyshimet kryesore të zjarrit janë shkëndija elektrike e një prej makinerive ose shpërthimi i një bombole gazi në ambientet e brendshme të fabrikës. Zjarrfikëset kanë shkuar në vend, por është e pamundur fikja e tij, pasi brenda fabrikës ka materiale plastike, lëkure dhe letre të cilat digjen shumë lehtësisht.
Fatmirësisht, fabrika është buzë lumit dhe larg zonës së banuar, ku afër saj mund të jenë vetëm 2-3 banesa. Banorët e zonës përreth janë evakuuar dhe zjarri është vënë nën kontroll. Nga flakët e zjarrit në fasonerinë e këpucëve rrezikohet nënstacioni elektrik Skrapar dhe është stakuar linja e energjisë elektrike në Çorovodë Çepan, Gjerbres, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store.
Frika ka qenë e madhe tek banorët, nisur edhe nga situata e krijuar në Bejrut të Libanit nga shpërthimi i dy ditëve më parë, ku deri tani janë regjistruar 145 të vdekur e mbi 5 mijë të lënduar.
Zjarri ka dëmtuar disa kabllo të fiderave në dalje të nënstacionit duke lënë pa energji fshatrat Çerenisht, Nishice, Veleshnje, Potom, Çepan, Backe, Kreshove, Lepan, Leshnje dhe Gjorgove. Kurse në qytetin e Çorovodës dhe ujësjellësin është rikthyer energjia elektrike.
Për shkak të zjarrit është stakuar linja 35kV Bogovë - Çorovoda 1 dhe zonat pa energji elektrike janë Çorovoda, Çepan, Gjerbres, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store.
Në fabrikë ndodheshin vetëm drejtuesit, të cilët po mbyllnin punën në momentin e rënies së zjarrit, pasi punonjësit ishin larguar që në orën 5 kur mbyllnin turnin. Dyshimet kryesore të zjarrit janë një shkëndijë elektrike e një prej makinerive ose shpërthimi i një bombole gazi, të ndodhur në ambientet e brendshme të fabrikës.
Nga flakët e zjarrit në fasonerinë e këpucëve rrezikohet nënstacioni elektrik Skrapar. Zjarrfikëset në vendin e ngjarjes po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien në kontroll të tyre.
Pronari esht babi Ela LLESHIT. Nikolini
PërgjigjuKy zjarri per dreq vetem kabujt e fshatrave paska demtuar. Te qytetit e ka lene, si duket e njeh.
Përgjigju"...energjia rikthehet vetem ne Corovode,fshatrat e tjere ngelin pa drita". Sipas "gazetarit" edhe Corovoda eshte fshat!!!!!!
Përgjigju