Një magazinë dhe një hangar ushqimi për blegtorinë në pronësi të Myslym Topallit në Tapizë të Fushë-Krujës janë djegur.
Zjarri ka qenë shumë i fuqishëm dhe rrezikonte seriozisht edhe banesën e cila ndodhej në afërsi të magazinës. Per lokalizimin e flakëve është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve të Kamzës dhe të Krujës.
Zjarri dyshohet të jetë aksidental dhe dëmi i shkaktuar shkon në disa milionë lekë pasi është djegur e gjithë baza ushqimore për bagëtitë.
Komento