VLORE - Përfshihet nga flakët një automjet tip "Benz AMG" me targa AA 306 TF në autostradën Vlorë-Levan, teksa ka qenë në lëvizje në afërsi të fshatit Novoselë. 

Nuk raportohet për të lënduar, pasi drejtuesi ka braktisur menjëherë automjetin në momentin e rënies së zjarrit. Grupi hetimor ka përcaktuar se shkak për këtë incident është bërë një defekt në paketën elektrike të "Benzit". Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për neutralizimin e flakëve. 
 

Njoftimi i Policisë: 
Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 25.03.2018, rreth orës 20:00, në autostradën Vlorë - Levan, pranë mbikalimit të Novoselës, ka marrë flakë automjeti tip ''Benz'', me drejtues shtetasin K.G., 20 vjeç, banues në Boçovë, Fier.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Nuk ka të dëmtuar ndërsa mjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht. Grupi hetimor po vijon punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në automjet.