GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku ka humbur jetën një gazetar për shkak të një zjarri në banesën e tij. Bëhet fjalë për Antonis Chrysoulakis.

Zjarri nisi në kuzhinën e banesës, dyshohet se gazetari ka nisur të gatuajë por e ka zënë gjumi dhe e ka lënë sobën ndezur. 

Pak para vdekjes së tij të parakohshme, ai sapo kishte mbaruar një raportim për një zjarr në një ndërtesë në Athinë në gazetën ku punonte.

Trupi i pajetë i gazetarit Antonis Chrysoulakis është pritur nga një ambulancë e EKAV.

Antonis ishte një nga redaktorët më të mirë të kronikës së brezit të ri të gazetarëve, me raportime ekskluzive dhe informacione faktike.

Humbja e tij përcolli pikëllim të papërshkrueshëm në të gjithë stafin administrativ, gazetaresk dhe teknik të grupit Parapolitika, të cilët i shprehin ngushëllimet më të thella familjes së tij.