Shkrumbohet fadroma që pastronte inertet në zona të ndryshme, Bashkia e Shkodrës: Persona të paidentifikuar i vunë flakën

Një automjet tip ‘fadromë’ në pronësi të bashkisë Shkodër është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne. Në faqen zyrtare të bashkisë së Shkodrës, bëhet me dije se persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën mjetit fadromë që po kryente ndërhyrje emergjente për pastrimin e inerteve në rrugën e Dukagjinit.

Bashkia bën thirrje që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë.

“Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente "Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti  Kir - Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje”- thuhet në njoftimin e bashkisë.

 

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë