Stresi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën që ka thirrur Sali Berisha, kundër ardhjes së presidentit Aleksandër Vuçiç nesër në Tiranë, protestë e cila sipas mediave serbe ka si organizator edhe babain e këngëtarit, Sali Lushjan. Stresi thotë se nesër është në protestë, jo kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.
‘Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.
I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve! Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!
Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb. Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër!’- shkruan Stresi.
Lajmi kryesor:
Vuçiç pritet të mbërrijë sot në Tiranë, media serbe: Berisha me ndihmën e Haradinajt po përgatit protestën kundër presidentit serb! 100 persona do marrin pjesë nga Kosova
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.4%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 3900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Burgu' i të miturve, drogë, plagosje e vrasje, në institutin e riedukimit vuajnë dënimin 29 adoleshentë
30 Nëntor, 21:02
-
Derbi me Tiranën, Veselinovic: Kemi përballë një skuadër të madhe, Partizani do fitoren
30 Nëntor, 19:14
-
Derbi Tirana - Partizani, 'Blutë' shoqërojnë tifozët në stadium! Bllokim rrugësh, policia tregon planin e masave
30 Nëntor, 18:12
-
VIDEO/ Luhet derbi i 176-të, Gugash Magani i Tiranës: Rivaliteti historik, kemi kapacitet për të fituar me Partizanin
30 Nëntor, 16:41
-
Tiranë/ Arrestohet 42-vjeçari, mbante armë pa leje në banesë (EMRI)
30 Nëntor, 11:25
-
Krijuan skemë mashtrimi me call- center, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq izraelitin dhe 38 shqiptarë! Dëmi mbi 2 mln euro
30 Nëntor, 10:37
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim
29 Nëntor, 13:20
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
29 Nëntor, 12:29
-
Volejboll/ Partizani për meshkuj dhe Skënderaj për femra fitues të Kupës Pavarësia 2024
29 Nëntor, 10:32