Shkrumbohet nga flakët banesa dy katëshe në Milot! Shpëtojnë mrekullisht 7 pjesëtarët e familjes

LEZHË- Një banese dy katëshe u përfshi nga flaket e zjarrit në Milot të Kurbinit, ndërsa 7 pjesëtaret e familjes shpëtuan për mrekulli.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së mërkurës në banesën e Martin Cerrit. Sipas të dhënave flakët janë shfaqur në automatin e shtëpisë e më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën. Në momentin e ngjarjes pjesëtarët e familjes kanë qenë në gjumë dhe sapo kanë dëgjuar zhurmë dhe kanë konstatuar flaket janë zgjuar dhe kanë arritur të dalin nga banesa pa marrë lëndime.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan zjarrfikësit e Kurbinit të ndihmuar dhe nga banor të zonës, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. Familja Cerri apelon për ndihmë, pasi me të ardhurat e tyre e kanë të pamundur rindërtimin e shtëpisë.

‘Janë djeg të gjitha orenditë e shtëpisë, nuk kemi një palë shapka për me vesh për me ec në oborr se janë djeg të gjitha. Të vejë dorë shteti. Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë. Zjarri ka rënë në orën 12 pa 20. Në ishim në gjumë. Kam qenë pa terezi, më bllokoi era frymëmarrjen. Ne si familje jemi mirë. Por pasi ra zjarri ja di për nder rinisë së Milotit. Mua më është dëmtuar kati i parë, kati i dytë. Çfarë kam brenda në shtëpi komplet është djegur. I kërkoj ndihmë shtetit. Nëse mund të bëjë nder shteti të më ndihmojë. Më ka shkuar 90 mln lekë ndërtimi i shtëpisë. Nga shkëndija elektrike ka ndodhur flaka. Pastaj është shpërnda flaka. Kush të jetë të na ndihmojë se jemi jashtë, vet i shtatë.’- tha pronarja e banesës.

Grupi hetimor i cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri, i cili shkrumboj thuajse plotësisht banesën dy katëshe të familjes Cerri.

 

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen