Një makinë tip ‘Benz’ e parkuar pranë vendit të quajtur “Ura e Fajancës” në Korçë është shkrumbuar nga flakët pas mesnatës së djeshme. Makina është në pronësi të Klaudio Cacanit dhe siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Shkak dyshohet se është bërë konkurrenca, pasi makina makina jepej me qira.
Sipas asaj që thonë familjarët jashtë kamerave, të gjithë kanë qenë në gjumë dhe në momentin që kanë dëgjuar shpërthimin kanë dalë jashtë, ka pasur dy shpërthime.
Mjeti ka qenë i parkuar te shtëpia e Klaudio Cacanit përpara biznesit të tyre të dhënies me qera të automjeteve. Në pamje shihet një person i maskuar me një bidon të mbushur me benzinë të cilin e përdor për t'i vënë flakën makinës. Gjatë momentit kur vë zjarrin, autori rrezikon edhe veten për shkak të përhapjes së papritur të flakëve.
Ndërkohë të gjitha lëvizjet e autorit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të cilat i ka sekuestruar policia. Familjarët e Klaudio Cacanit thonë se nuk kanë konflikte me asnjë.
Në pamjet e siguruara nga Report TV, shihet momenti kur një person i maskuar i vë flakën automjetit tip ‘benz’ të parkuar para biznesit të Klaudio Cacanit i cili jepte makina me qera.
Për shkak të përhapjes së sasisë së madhe të benzinës së përdorur, përhapja e flakëve ka qenë e madhe, aq sa ka rrezikuar edhe vetë autorin.