Shkrumbohet një banesë në Mallakastër, shpëton mrekullisht e moshuara (VIDEO)

Në banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Aranitas të Mallakastrës. Si pasojë e flakëve banesa është shkatërruar plotësisht. Kjo banesë ishte në pronësi të Mersin Bregasit ndërsa sipërfaqja e saj ishte rreth 100 m2. Shkak mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët brenda saj ndodhej vetëm një grua e moshuar  e cila është arritur të nxirret jashtë pa dëmtime. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen janë njoftuar forcat zjarrfikëse por kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit. Megjithatë ata kanë mundur të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe të shuajnë flakët, por zjarri ka dëmtuar pjesën më të madhe të banesës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë