Shkrumbohet një makinë në Gjirokastër, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)

GJIROKASTËR-Një automjet është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Report Tv raporton se bëhet fjalë për automjetin e Donjeta Xhelilit.

Automjeti tip "Citroen" me targa AA65ORV ishte i parkuar përpara një banese në lagjen Meçite, kur ka marrë flakë.

 Makina "Citroen", e përfshirë nga flakët 

Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që grupi hetimor po hulumton për të zbuluar autorin e mundshëm të zjarrvënies.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020