POGRADEC- Helmohen dy vajza 13-vjeçare nga dreka që konsumuan në një restorant në Tushemisht të Pogradecit. Policia bën me dije se vajzat K. Sh. dhe Xh. S. ishin në një eksukrsion me shkollën nga Tirana.
Dy vajzat u dërguan në spitalin e Pogradecit dhe gjendjen jashtë rrezikut për jetën,, Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", shkruhet në njoftimin e policisë.