Shkulën stolat dhe dëmtuan
'Elbasan Arena',hetohen 11 tifozë 

Shkulën stolat dhe dëmtuan<br />'Elbasan Arena',hetohen 11 tifozë 
ELBASAN - Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj 11 tifozëve të përfshirë ditën e djeshme në dhunën  në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, në ndeshjen Elbasani – Tirana, në ndeshjen e javës së 13 të Superligës Shqiptare.
 
Kështu janë proceduar penalisht tifozët Naim Xhepa, Agron Xhepa, Mustafa Skilja, Përparim Shermadhi, Adnand Miraku , Klevis Buzo, Aldo Tana, Altin Samuri, Emigers Sallaku, Spartak Mazhi dhe Enid Çipi.
 
Këta persona do të hetohen për veprat penale  "Shkatërrim prone si dhe prishje e rendit dhe e qetësisë publike", pas incidentit të ndodhur në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ne mbarëvajtjen e ndeshjes Elbasanit-Tirana u angazhuan rreth 200 forca policie dhe 20 roje te sigurisë. 

Sipas policisë së Elbasanit, këta 6 persona janë autorë të shkuljes së stolave dhe dëmtimit të ambienteve në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, ku edhe do të hetohen por dëmet e shkaktuara në stadiumin që u inaugurua në Tetor në ndeshjen e kombëtares shqiptare me Danimarkën.

Tifozët u arrestuan ditën e djeshme nga policia e e Elbasanit, ku u bë i mundur identifikimi i tyre falë pamjeve filmike moderne të stadiumit, të cilat u sekuestruan në përfundim të ndeshjes.

Kadia për A1 Report: Janë dëmtuar 126 stola, tabelat elektronike dhe djegur bari i fushës
Ndërkaq, Drejtori i Stadiumit “Elbasan Arena” Dritan Kadia i pyetur nga televizioni A1 Report, ka bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuar impiantit. Sipas Kadisë, janë në total 126 stola të dëmtuar në stadium si pasojë e sjelljeve të dhunshme të tifozëve, mes të cilëve, 25 stola janë dëmtuar në anën e tifozëve të Elbasanit, dhe 101 të dëmtuar nga tifozët bardheblu të kryeqytetit.
 
Po ashtu, janë dëmtuar edhe tabelat elektronike të fushës. Kadia nënvizon se flakdanët e hedhur në fushë kanë djegur edhe barin duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme stadiumit.
 
“Janë 126 stola të demtuar 25 nga ana e Elbasanit dhe 101 nga ana e Tiranës. Janë dëmtuar tabelat elektronike të fushës. Janë hedhur flakadanë në fushë duke djegur barin.” Është shprehur Kadia për A1 Report.

  	elbasan

tirana
tirana

Ditën e djeshme, dhuna u bë sërish pjesë e futbollit shqiptar ku në ndeshjen Elbasani – Tirana, përplasja e tifozëve në stadium në pjesën e dytë, solli edhe ndërprerjen e ndeshjes në minutën e 62' për rreth 7 minuta, ndërkohë që rezultati ishte me shifrat e barabarta 2-2.

Pas konfliktit mes tyre, tifozët kanë shkulur disa prej stolave të impiantit modern, ndërsa është dashur ndërhyrja e futbollistëve të dy ekipeve të cilët kërkuan uljen e nervozizmit, si dhe forcave të policisë, për të qetësuar situatën. Pas qetësimit të gjendjes, ndeshja ka rinisur pa shënuar incidente të tjera deri në përfundim të saj e cila u mbyll me fitoren e kryeqytetasve me shifrat 2-3.

elbasani tirana me logo
FOTO të tjera

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!