Si rrjedhojë e erës së fortë bregdetare që ka përfshirë Vlorë përgjatë kësaj të premteje, disa pemë janë rrëzuar në zona të ndryshme të qytetit, mes tyre në aksin Transballkanik dhe në Lungomare.
Një pemë rrapi ka rënë në vendkalimin e këmbësorëve në lagjen “Kushtrimi”, duke bllokuar përkohësisht trotuarin dhe krijuar vështirësi në qarkullim. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për prerjen e trungut dhe pastrimin e zonës, me qëllim hapjen e kalimit për qytetarët.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Kapiteneria e Portit Vlorë ndalon lundrimin për anijet e vogla deri në orën 22:00







