Shkumbini del nga shtrati, Braçe apel banorëve: Largohuni menjëherë! Prurjet e lumit janë rritur, jeni në rrezik (VIDEO)

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, kësisoj zv/ kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar për rrezikun që sjell te banorët nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin e Sulzotaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan se prej mëngjesit të sotëm prurjet janë shtuar me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë, ndaj u bën thirrje banorëve të Tërbufit nga Cerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, që të largohen vetë e të largojnë bagëtitë dhe çdo gjë tjetër nga buza e lumit në argjinaturë.

Të njëjtin paralajmërin Braçe ka edhe për gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë.

"Shkumbini po sjell rrezik! Prurjet e lumit shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde! Cdo banor i terbufit nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature! Tani! I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze shkumbinit nga papri ne peqin, rrogozhine! Edhe nje here; Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani", tha ai.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, situata vijon të jetë problematike edhe në Lezhë e Kurbin, ku ka rrëshqitje dherash e gurësh në disa akse rrugore. Në fshatin Shpërdhet është shkatërruar rruga duke izoluar banorët si dhe janë dëmtuar këmbët e urës, e ndërtuar vetëm 2 vite më parë. Situata mbetet shqetësuese edhe në disa zona të tjerë në vend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turp: 10/01/2021 19:30

    Po sot në Pishkash kishte dalë një perrua mbi rrugë,2 orë pritje,dhe gurë e masive shkëmbore gjithandej... Shteti in egzistent

    Përgjigju
    • Betim Sperdhima: 10/01/2021 22:40

      Ua, ca i ka nodh fshatit tim ore aman

  • Vicidoli: 10/01/2021 14:22

    Edvin Surreli po permbyt tan Shqipnin asht armiki njerezve te cohemi ta shporrim. Te vij Birisha shpetimtar dhe vizionar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel