Shkumbini lumi më i ndotur, "Natyrë
​  2000" e "AKZM" aksion pastrimi

I pastër si kristali në burimin e tij, por shkatërrues për mjedisit në grykëderdhje. Është kjo panorama që të ofron lumi Shkumbin në të gjithë tërësinë e tij.

Rrjedha e Shkumbinit në plot 181 km, fatkeqësisht ka për pjesë të saj edhe ndotjen nga plastika, por edhe mbetjet industriale.
 
Librazhdi është pjesa e parë në të cilën nis ndotja e lumit për të vazhduar më tej me Elbasanin ku thuajse të gjitha mbetjet e qytetin shkarkohen në lumë bashkë me kanalizimet e ujërave të zeza.

Në kuadër të ditës kombëtare të pastrimit të Lumenjve, nxënës, student, qytetarë, aktivistë të mjedisit si dhe autoritet përkatëse kanë ndërmarrë nismën për pastrimin e lumit Shkumbin.

shkumbini

shkumbini

shkumbini

shkumbini

shkumbini

Aksioni nisi nga Librazhdi si pjesë edhe e projektit “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës – Përgatitja për Rrjetin Natura 2000” dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) për pastrimin e vijës së lumit Shkumbin nën sloganin Bëhu i zgjuar! Vepro me Përgjegjshmëri!
 
Kreu i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, pjesë e aksionit apeloi në instancat më të larta por edhe tek vetë banorët që nisma të tilla të mos jenë vetëm sensibilizuese por të shërbejnë edhe për të dhënë fryte konkrete.
 
Klajdi Xhaxhiu, zv/ministër i Mjedisit u shpreh se po punohet për ngritjen e një impianti pastrimi në lumin Shkumbin.
 
Ndërkohë gjatë aksionit, vetë Zv. Drejtuesi i Projektit “Natura 2000”, Genti Kromidha, nënvizoi se “Këto aktivitete nxisin komunitetin dhe të gjithë aktorët vendorë në mbrojtjen dhe mbajtjen pastër të lumenjve.
 
Për të mos e lënë aksionin e pastrimin vetëm në Librazhd aktivistët por edhe përfaqësues të institucioneve e shtrinë aksionin e tyre deri aty ku fenomeni i ndotjes duket se ka sjellë pasoja të rënda.

Grykëderdhja e lumit Shkumbin në Adriatik si pasojë e mbetjeve të shumta të grumbulluara përgjatë rrjedhës së tij kanë krijuar edhe një vend depozitim në bregdetin e Divjakës.

Sipas banorëve deti është larguar disa metra si pasojë e mbushjes së  tij me mbetjet e lumit Shkumbin.

Ndërkohë edhe në bregdet leshterikët por edhe mbetjet e tjera të shumta i kanë marrë frymën plazhit. Qindra thashë me plehra u mblodhën nga gjimnazistë dhe aktivistë të Divjakës.
 
Vetë nxënësit por edhe drejtoresha e gjimnazit nxorën në pah problematikat që ka shkaktuar ndotja ndërsa thanë se pastrimi I bregdetit dhe mbrojtja e natyrës duhet të jetë kulturë për këdo pasi ka marrë fund epoka kur mjedisi ishte në rend të fundit.
 
Ndërkohë për drejtorin e parkut kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi ndotja e rrjedhës së lumit ka një ndikim negative edhe për Parkun e Divjakës e cila është zonë e mbrojtur.
 
Çdo vit qindra ton mbetje urbane të marra përgjatë rrjedhës së Shkumbinit derdhen në Adriatik, duke dëmtuar jo vetëm shtratin e lumit por edhe bregdetin shqiptar i konsideruar si një pasuri e madhe natyrore e vendit tonë.

Aksioni i pastrimit i iniciuar nga projekti "Nature 2000" nuk është I pari që bëhet në Shqipëri pasi ky projekt ka në qendër mbrojtjen e mjedisit e është angazhuar të ndryshojë situatën mjedisore në vend.

Në kuadër të programit CARDS, nëpërmjet zyrës se Delegacionit Europian në Tiranë, projekti ka si objektiv kryesor nxitjen e rolit dhe ngritjen e një rrjeti për organizatat e Shoqërisë Civile në të gjithë vendin për vendosjen e rrjetit "Natura 2000".

Ditë dhe aksione të tilla duhet t'i shërbejnë më shumë të gjithëve për të kuptuar se sa e rëndësishme është që të  mbrojmë atë që na përket të gjithëve, natyrën.

Nëse doni të jetoni gjatë e shëndetshëm mos hidhni mbetje në vende të pacaktuara, bëhuni të zgjuar e veproni me përgjegjshmëri.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit

Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit