'Shkundet' nga tërmeti ishulli ku po pushonte kryeministri grek

'Shkundet' nga tërmeti ishulli ku po pushonte kryeministri grek

Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Një tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme.Sipas medieve greke tërmeti ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e tij ka qenë 71 km nga ishulli Karpathos me thellësi rreth 10 km.

Në këtë ishull ka qenë duke pushuar edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai ka shkruar në twitter, se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme. por vetëm tronditje.

"Ne u tronditëm pak në Karpathos por unë u informova se për fat nuk pati dëme dhe lëndime. Unë fola me banorët dhe vizitorët e ishullit, të cilët më mirëpritën me buzëqeshje dhe optimizëm për perspektivat e ishullit dhe vendit. Faleminderit për mikpritjen e tyre!", shkruan Mitsotakis.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun