Shkup, 5 muaj burg shqiptarit
se dogji flamurin maqedonas

SHKUP- Gjykata e Apelit e Maqedonisë konfirmon dënimin me 5 muaj burg për 48 vjeçarin shqiptar nga fshati Shum i Strugës i cili dogji flamurin maqedonas. Mynir Ismaili u ngarkua me këtë dënim sipas nenit 319 të kodit penal, për veprën “nxitje të urrejtjes ndërnacionale, ndërfetare dhe kundër simboleve shtetërore”, informon agjencia e lajmeve INA.

Për 48 vjeçarin ky është një dënim politik dhe mesazh për shqiptarët, pasi ai thotë se është i vetmi qytetar në Maqedoni që dënohet për këtë akt për ti dërguar porosi shqiptarëve të mos kryejnë vepra të tilla ndërsa nuk është dënuar asnjë maqedonas për djegien e flamurit shqiptar dhe thirrjet raciste antishqiptare nëpër stadiume dhe manifestime të ndryshme.

“Jam i vetmi i dënuar dhe që vuaj dënimin për këtë vepër, përkundër faktit se janë djegur dhjetëra e dhjetëra flamuj por askush nuk është marrë në përgjegjësi e as të procesuohet se sa për dënim as që bëhet fjalë”- tha Ismaili për agjencinë e lajmeve INA. Më 23 janar të vitit të kaluar, 48 vjeçari dogji flamurin maqedonas para ndërtesës së komunës së Strugës, në shenjë revolte nga ngjarjet e shumta të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare dhe thirrjeve antishqiptare nga tifozë dhe qytetarë maqedonas.

Gjykatat në Maqedoni deri tani nuk kanë dënuar asnjë qytetar maqedonas për djegien e flamujve shqiptarë dhe për shkak të nxitjes së urrejtjes ndëretnike përmes thirrjeve raciste antishqiptare.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Rama takon Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025

Rama takon Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025