SHKUP - Pjesa më e madhe e qytetarët shqiptarë në Maqedoni kanë dëgjuar apelin e ndërkombëtarëve, por edhe të partive politike, për bojkotimin e protestave me organizatorë të fshehtë. Një protestë me një pjesëmarrje të vogël u mbajt dje ne Shkup dhe në marshimin drejt selisë së qeverisë u nisën vetëm rreth 100 persona, edhe atë kryesisht të mitur.
Para xhamisë së Jahja Pashës, prej ku ishte paralajmëruar nisja e protestuesve, dhjetëra qytetarë më të moshuar u munduan që të shpërndajnë të rinjtë, duke i bindur se protestat pa organizatorë mund të kenë qëllime të dyshimta.
Megjithatë një grup të rinjsh nuk dëgjuan këto apele dhe pa ndonjë organizim nisën marshim drejt qeverisë. Protestuesit u ndaluan nga policia, e cila vendosi kordonin bllokues nën urën në afërsi të Kalasë, dhe protesta u mbyll në mënyrë të qetë dhe pa incidente. Ndërkaq, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, pritet që sot të ketë një protestë nga qytetarët maqedonas.
Redaksia Online
(Gre.M/j.d/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com