SHKUP - Shqiptarët janë të diskriminuar edhe në bibliotekat e librit në Shkup. Sipas agjencisë së lajmeve INA në këtë bibliotekë mungon libri shqip.Shqetësimi është paraqitur nga lëvizja studentore "Dardania" e cila bazuar në ankesat e studentëve shqiptarë në Shkup ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen në bibliotekën qendrore universitare "Klimenti i Ohrit". Sipas tyre, kërkesa e studentëve dhe nxënësve shqiptarë është që në këtë bibliotekë të emërohet drejtor shqiptar, kartelat e anëtarësimit të përmbajnë edhe gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare dhe kërkesa tjera për pasurimin e opusit me literaturë shqiptare.

(aq/INA/shqiptarja.com)