Shkup, ministri i Drejtësisë: Hetime
për keqtrajtimin e shqiptarëve në burg

Shkup, ministri i Drejtësisë: Hetime <br />për keqtrajtimin e shqiptarëve në burg
MAQEDONI- "Do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë bërë keqtrajtime dhe nuk do të lejojmë që të shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut". Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Drejtësisë në Maqedoni, Blerim Bexheti, pasi ka vizituar burgun e Manastirit dhe pasi ka marrë dëshmitë e të paraburgosurve shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc. Ministri Bexheti deklaroi se ka urdhëruar drejtorinë e këtij burgu që të shqyrtojë rastin dhe të gjenden përgjegjësit.

Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti theksoi se do të shqyrtohet dhe hetohet rasti dhe se do të vërtetohen ankesat e bëra nga Avokati i Popullit lidhur me keqtrajtimin e të paraburgosurëve shqiptarë në burgun e Manastirit. Vetë Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti ka theksuar se ndaj dy të burgosurëve është ushtruar dhunë dhe tortura. 

Shqetësimet lidhur me ushtrimin e dhunës janë shprehur edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Amnesty International pritet të informohet lidhur me rastin e ushtrimit të dhunës ndaj të arrestuarëve të operacionit “Monstra” që gjendjen në burgun e Manastirit.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave