Shkup,Presidenti bllokon krijimin
e qeverisë, kundër gjuhës shqipe

Shkup,Presidenti bllokon krijimin<br />e qeverisë, kundër gjuhës shqipe
Maqedonia futet në një krizë të pakthyeshme. Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Ivanov ka deklaruar se nuk do t'i japë mandatin liderit të opozitës Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re po nuk u rrëzua platforma e shqiptarëve.
 
Ai i kërkoi Zaevit ta hedh poshtë platformën, pasi sipas tij pranimi i platformës është i dënueshëm dhe se është i nxitur nga Shqipëria.
 
"As Kushtetuta dhe as vetëdija ime nuk më lejojnë që të jap mandatimin për dikë që minon pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë.
 
Platforma e nxitur nga një shtet i huaj është një pengesë për mua që të mandatoj kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Sa të jem unë President i Maqedonisë nuk do t’i jap mandat askujt që angazhohet, ose që në program të tij ka rrënimin e pavarësisë dhe sovranitetin e Maqedonisë.
 
I kërkova Zaevit ta hedh poshtë platformën. Bashkësia Ndërkombëtare ta dënojë Platformën dhe të mos imponojë zgjidhje.
 
Çdo vendim i gabueshëm mundet të ketë pasoja për shtetin. Platforma shqiptare pengesë për mandatin
" mësohet se është shprehur ai në takimin me Zaev.
 
Pas bllokimit të koalicionit të ri të opozitës maqedonase me partinë shqiptare të BDI vendi futet në një krizë, që duket se shpëtimi do të jenë zgjedhjet e reja, kërkesë edhe e ish-kryeministrit Gruevski.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë