Studentët maqedonas kanë vijuar edhe sot protestat kundër ndryshimit të ligjit për arsimin e lartë. Sot, ata iu drejtuan selisë së parlamentit me pankartat: “Kush ju përfaqëson juve?”, “Dëgjoni të ardhmen e shtetit tonë”, “Nuk ju votuam në orën 3 të mëngjesit”.

Studentë së bashku me profesorë dhe qytetarë të tjerë shprehën pakënaqësinë për ligjin e ri i cili parashikon aplikimin e provimit shtetëror për studentët, çka sipas tyre cenon autonominë e universiteteve.

Tubimi i organizuar nga Pleniumi i profesorëve dhe studentëve priti me duartrokitje deputetët që votojnë ndryshimet e propozuara duke i thënë JO miratimit të ligjit të ri.

Anëtarët e Pleniumit studentor u zotuan të mos ndalojnë protestat dhe nëse ky ligj miratohet, ato do të vijojnë me të gjitha metodat e mundshme jo-institucionale, si bojkotin dhe bllokimin e universitetit. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)