SHKUP - Katër persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur dy persona kanë ardhur në lokalin e fshatit dhe kanë kërcënuar dy të tjerë të cilët janë larguar nga vendi dhe pas një kohe janë kthyer të armatosur, me çka edhe kanë filluar të shtënat, njofton Alsat-M.
Mësohet se të dyja grupet I takojnë BDI-së, megjithatë njëra palë krahut të Rafiz Halitit dhe tjetra Blerim Bexhetit. Shkak I incidentit spekulohet të kenë qenë mospajtimet politike.
Incidenti është konfirmuar edhe nga MPB-ja, megjithatë informata më hollësishme rreth rastit kanë paralajmëruar për ditën e nesërme.
Akoma nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com