Shkup, shqiptarët protesta
kundër kryeministrit serb Daçiç
Studentë shqiptarë sot pasdite në Shkup kanë protestuar kundër vizitës së kryeministrit serb në Maqedoni. Qindra studentë dolën pranë përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup në shenjë revolte kundër kryeministrit serb.
Studentë shqiptarë sot pasdite në Shkup kanë protestuar kundër vizitës së kryeministrit serb Ivica Daçiç në Maqedoni. Qindra studentë dolën pranë përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup në shenjë revolte kundër kryeministrit serb.
Kushtrim Alla, përfaqësues i shoqërisë studentore dhe civile theksoi për INA se janë spontanisht për të shprehur revoltën për ardhjen e kryeministrit serb në Shkup dhe veprimet e mesazhet e tij represive, raciste dhe gjenocidale kundër shqiptarëve.
“Jemi mbledhur sot këtu shoqëria civile dhe studentore e shqiptarëve të Maqedonisë për të shprehur revoltën kundër vazhdimësisë së politikës mesjetare serbe, gjë që shihet qartë nga ardhja e kryeministrit serb Ivica Daçiç në Maqedoni me rastin e një feste fetare! Një gjë e këtillë aplikohej gjatë shekullit XIX kur nëpërmjet keqpërdorimit të religjionit realizoheshin projekte të shumta jocivilizuese dhe antishqiptare”, theksoi për INA, Kushtrim Alla.
Sipas tij, protesta para monumentit të Hasan Prishtinës tregon se gjërat kanë ndryshuar dhe se shqiptarët veçanërisht pas luftërave çlirimtare në Maqedoni, Kosovë dhe Luginën e Preshevës janë faktor kyç në vendimmarrje dhe nuk u frikësohen politikave jocivilizuese që do tentojë ti realizojë faktori politik serb.
“Kjo vizitë e Daciçit për ne paraqet vetëm një tentativë e destinuar për dështim politik“, deklaruan studentët. Protestuesit kishin shpalosur flamurin gjigant Kuq e Zi, portretet e Skenderbeut, Ismail Qemalit, Adem Jasharit si dhe fotografinë e kryqëzuara të kryeministrit serb.
*Marrë nga INA. Gazetar: Mentor Mellova
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.3%
-
Jo
38.6%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj takon drejtuesit e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit!
14 Janar, 13:13
-
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Shqipërinë në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull për vendet e tjera, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
14 Janar, 13:11
-
Moti i keq/ Mësimi ende i pezulluar në 37 shkolla, probleme me energjinë! Rrugët hapen pothuajse të gjitha, ja akset e pakalueshme
14 Janar, 13:06
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje
14 Janar, 12:51
-
Napoli gjen akordin me Edon Zhegrovën, Lille merr vendimin! Shqiptari zëvendëson Kvaratskhelian?
14 Janar, 12:49
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Dola me ndihmën e dhëndrit të vëllait të ish-ministrit Naço, më bënë sikur isha për të vdekur!
14 Janar, 12:44
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43
-
Me dhjetë qepje në kokë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit
14 Janar, 12:41
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
Zjarret në Los Anxhelos, bilanci i viktimave shkon në 25! Është djegur 37 mijë hektarë tokë
14 Janar, 12:29