SHKUP - Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, pas ndeshjes së futbollit midis Tetekstit dhe Shkëndijes, ku janë rrahur brutalisht disa të rinj shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga portali Portalb, i cili thekson se në mesin e viktimave ka pësuar edhe një vajzë 15 vjeçare.

Sipas informacioneve, tifozët maqedonas kanë sulmuar dy të moshuar dhe një vajzë 15 vjeçare, duke i rrahur brutalisht, ndërsa në një moment i kanë kërcënuar edhe me thikë, derisa ata po udhëtonin me një autobus urban. MPB ka theksuar se është informuar për incidentin dhe se ka ndërmarrë masat për zbulimin e autorëve. Ndërkohë, mediat maqedonase raportojnë se dy ditë më parë në Tetovë është djegur flamuri shqiptar.

(aq/shqiptarja.com)