Shkup, Zaev takon Ali Ahmetin:
Jemi shumë pranë marrëveshjes

Shkup, Zaev takon Ali Ahmetin:<br />Jemi shumë pranë marrëveshjes
Lideri i LSDM-së Zoran Zeav ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me kreun e BDI, Ali Ahmeti.
 
Pas takimit, Zaev deklaroi se deklaroi "Janë dakorduar për shumë cështje të rëndësishme në kuadër të kushteve të vendosura nga të dyja palët megjithatë para vendimit final do të shqyrtohen nga grupet e punës dhe ekspertët nga partitë përkatëse.
 
Dëshira ekziston, dallimet janë të vogla dhe shpresoj që sa më shpejt të arrihet marrëveshja.
 
Kemi rënë dakord për formimin e një organi që në shpërndarjen e buxhetit do të kujdeset për zhvillimin e komunave më të varfra
" deklaroi ai.
 
Pas dështimit për të formuar qeverinë nga Gruevski, tashmë është radha e Zaev që po negocion me shqiptarët që janë vendimtar për daljen nga kriza politike.
 
Por kushti kryesor i shqiptarëve është dygjuhësia, por pyetja që lind është nëse do ta pranojë Zaev apo jo?


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)