Shkupi goditet sërish nga
tërmeti, panik tek qytetarët

Shkupi goditet sërish nga<br />tërmeti, panik tek qytetarët
Shkupi goditet sërish nga tërmeti, panik tek qytetarët. Nuk ka të mbaruar frika dhe paniku në tërmetet në Shkup. Qytetarët prej tre ditësh rrinë me frikën që do të goditen nga tërmeti.

Një tërmet i ri me magnitudë 3.0 ballë i shkallës Rihter ka goditur Shkupin në orën 1:32 minuta. Tërmeti ka qenë me thellësi prej 5 kilometra dhe me epiqendër rreth 6 kilometra larg Shkupit.

Një valë tërmetesh goditur Shkupin që prej ditës së diel kur u shënua një tërmet prej 5.3 shkallë të Rihterit.

Një tjetër tërmet me intensitet më të ulët u shënua të martën në mëngjes, kurse Enti Sizmologjik bëri të ditur se në mbrëmjen e të hënës, rreth orës 19.53 minuta, një tërmet prej 4.8 ballë i shkallës Rihter goditi kryeqytetin maqedonas, duke shkaktuar panik në mesin e qytetarëve.

Banorë të shumtë të Shkupit edhe natën e kaluar mbetën jashtë banesave të tyre veçanërisht ata që jetojnë në katet më të larta të ndërtesave.

Gjatë tre ditëve Qendra Sizmologjike njofton se Shkupi është goditur nga 12 tërmete më të vogla pas tërmetit të dytë më të fuqishëm të së dielës pak pas orës 15:00.
Qytetarët e Maqedonisë kanë paraqitur më shumë se 500 raste dëmtime të objekteve në serinë e tërmeteve në rajonin e Shkupit.

Dëmet e lajmëruara kryesisht kanë të bëjnë me suva të shembura, çati të dëmtuara, xhama të thyera, automjete të dëmtuara.

Qindra banorë të lagjes me shumicë të popullatës rome në Fushë Topanë të Shkupit për të tretën ditë me radhë qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre sepse, siç thonë, shtëpitë e tyre janë ndërtuar pa ndonjë standard dhe dridhjet e tokës kanë shkaktuar më shumë çarje në muret e shtëpive andaj kanë frikë të kthehen në shtëpi sepse siç thonë edhe nga lëkundjet më të vogla shtëpitë mund të rrëzohen.

Si rrjedhojë e panikut të shkaktuar nga tërmetet pjesa më e madhe e shkollave dhe kopshteve të fëmijëve në Shkup kanë njoftuar se nuk mbahet mësim.

Një pjesë e shkollave në Komunën e Çairit kanë pësuar dëmtime që kanë të bëjnë me të çara të fasadës së mureve të brendshme të klasave për mësim.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri