Kukësi ka marrë fitoren e parë për 2022, pasi ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0. Verilindorët janë kanë dalë të marrin tre pikë të rëndësishme falë golit të Vasil Shkurtaj, i cili ka debutuar në mënyrë perfekte pas rikthimit në Superligë, në minutën e 82 të takimit, në një kohë kur Kukësi kishte mbetur me 10 lojtarë që në fundin e pjesës së parë. Nga ana tjetër korçarët marrin një goditje jo të lehtë në luftën për mbijetesë.
Java e 17 e Superligës ndërkohë do të mbyllet të hënën me derbin Dinamo-Tirana që do të luhet në orën 19:45 në stadiumin Air Albania. Dinamo vjen pas fitores së munguar që rastisi të jetë kundër Kukësit, ndërsa Tirana si kryesuese e Superligës dhe e qetë psikologjikisht.
“Pas ndërprerjes është forcuar akoma më shumë, duke i shtuar këtu edhe ekperiencën përveç cilësisë. Është një ndeshje e luftuar dhe që do përqëndrim maksimal. Mund të vendoset nga epidoset,”-deklaron Orges Shehi, trajner i Tiranës.
“Mendoj që i kemi mundësitë për të bërë një ndeshje shumë të mirë dhe për të luajtur që në fund të fitojmë tre pikët,”-u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos
Aktualisht Dinamo renditet në vendin e 7 me 18 pikë.