Shkurte Fejza kritikon ashpër lidershipin në Kosovë: Politikanët tanë si gangstera

Mjaft kritike dhe e zhgënjyer ndaj klasës politike në Kosovë është treguar sot këngëtarja e madhe Shkurte Fejza. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për të folur mbi karrierën e saj gati 45 vjeçare, Fejza u pyet edhe për debatin më të fundit mbi korigjimin e kufijve me Serbinë, një tezë kjo e hedhur pak kohë më parë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Pak më herët ka qenë një hap shumë i dhimbshëm, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë shumë i papranushëm nga populli. Nuk e kuptoj, më vjen keq por nuk di. Kosova ka patur një fat të keq në udhëheqësi, sidomos pas luftës. Para luftës ka qenë regjimi serb, pastaj shkoi si shkoi, mirëpo pas luftës, unë mund ta them kështu : Djemtë më të këqinj që i ka vendi janë në elitën e Kosovës. Më vjen shumë keq që po e them, por në bazë të asaj që po zhvillohen gjërat, në bazë të asaj që asnjëherë qytetari i Kosovës nuk është i kënaqur me asnjë veprim të vetëm që bëhet atje. Sikur nuk e ndien në Kosovë, që njeriu duhet ta ndiejë vendin e vet dhe të marrë hapin , që të është dhënë ty përgjegjësia me votën e këtyre të shkretëve. Me pas një barrë në shpinë, sepse nuk mund të luash dhe të bësh çfarë të vjen ty më për së mbari, apo çfarë do të përfitosh personalisht.

Shkurte Fejza, këngëtare

Këngëtarja u shpreh mjaft e zhgënjyer me menyrën se si drejtohet sot Kosova duke thënë se lidershipi i vendit, jo vetëm që nuk mendon për qytetarët por madje shfaqet arrogant ndaj tyre.

Unë kam menduar që ata njerëz mendojnë më mirë për vendin e vet, për shoqërinë, për atdheun e vet, mirëpo ka ndodhur e kundërta dhe mua më vjen keq.  Në përgjithësi ka edhe njerëz të mirë në fakt, që veprojnë. Mirëpo në përgjithësi ata që marrin vendime të mëdha janë për të ardhur keq. Këta që marrin vendimet e mëdha, që nuk pyesin, janë si gangsterë.

Shkurte Fejza, këngëtare

14/2
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besimi gjermani: 04/10/2018 09:21

    merru ma mire me muzike ti e nderuar e leje politiken se dy lidhje si ke me Politik. per muzike teadhuroj si kengetare

    Përgjigju
  • Deli odmsni: 03/10/2018 21:15

    Shkurte Fejza -Te pershendes Deli osmani me familbi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi