TIRANË - Deputetëve dhe çdo zyrtari tjetër do t'u shkurtohen shpenzimet e transportit.
Projektligji, i sjellë nga qeveria për heqjen e këtyre bonuseve, ka shkaktuar jo pak debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, i cili e miratoi atë. Projektligji, sipas deputetëve, i kursen shtetit 165 milionë lekë në vit, ndërsa vetëm për 2 muajt e mbetur të këtij viti, shteti përfiton 20 milionë lekë.
Ish-ministri i Financave, Bode akuzoi se qeveria nuk ka plan të mbledhë të ardhurat, por të plotësojë nevojat e saj me borxh, duke rrezikuar financat publike.
Ndërkohë, relatori i projektligjit, deputeti i PS-së, Ervin Koçi, tha, se synohet ofrimi i shërbimit të transportit për funksionarët publik, duke shfrytëzuar mjete në dispozicion të institucioneve.
Me vetëm një votë kundër, projektligji i sjellë nga qeveria u miratua, ndërsa deputeti demorat Sherefedin Shehu e deklaroi votën kundër, duke thënë se ky ligj dëmton deputetët e rretheve të largëta e që nuk kanë biznese, por vetëm të ardhurat nga parlamenti.
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com