Shkurtohen radhët e policisë
pas Gardës hiqen “Shqiponjat”

Shkurtohen radhët e policisë<br />pas Gardës hiqen “Shqiponjat”
TIRANË - Ndryshon struktura e drejtorive të policive në qarqe. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se me vendim të Këshillit të Ministrave ka ndryshuar struktura vertikale e Drejtorisë së Policisë, duke shkurtuar një pozicion të zëvendësdrejtorit, atë të sigurisë publike dhe rendit.

Pas shkrirjes së Gardës së Republikës janë shkrirë edhe patrullat “Shqiponja”, të Policisë së Tiranë. Në strukturën e re të Policisë së Shtetit, për herë të parë do të jetë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) që do të varet drejtpërdrejt nga Drejtori i Policisë së Shtetit. Ndërkaq me strukturën e re të policisë, shkrihet posti i zëvendësdrejtorëve për Sigurinë dhe Rendin në të 12 drejtoritë në qarqe.

Ky funksion do të asimilohet, ndërsa ndryshimet kanë prekur dhe njësinë elitë “Shqiponja” në Drejtorinë e Tiranës e cila shkrihet dhe kalon në varësi të komisariateve. Reparti “Shqiponjat” i ringritur në dhjetor të vitit 2012, pas shkrirjes së bërë  në vitin 2006. Kjo ishte një strukturë brenda Patrullës së Përgjithshme por që varej nga shefi i këtij sektori në Policinë e Tiranë.

organigrama e drejtorise se policise se qarkut tirane
(Foto: Organigrama e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë)

STRUKTURA E POLICISË SË QARKUT
Pas krimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtoritë e Policisë së Qarqeve, do të marrin funksione parësore në parandalimin dhe zbulimin e krimeve të hapura, të cilat janë tepër shqetësuese dhe me një ndjeshmëri të lartë tek njerëzit si dhe policimin në komunitet, thuhet në strukturën e re.

Në organigramën aktuale, drejtoritë e policisë së qarqeve funksionojnë me dy zëvendësdrejtorë. Në projektin e strukturës së re, do të vendoset struktura e Shefit të Policisë së Qarkut (i cili do të jetë dhe zëvendësdrejtor) në varësi të së cilit të jenë të gjitha strukturat policore të qarkut.

Drejtori të ketë në varësi:
• Seksionin e administrimit të dokumentave dhe përfaqësimit ligjor.
• Seksionin e shqyrtimit të kundravajtjeve dhe apelimet.
• Sektori i shërbimeve mbështetese dhe financës.
• Policinë shkencore.
• Sektori operacional dhe kërkimi, ku të ketë akses dhe Shefi i Policisë së Qarkut (me akt normative të veçantë).
• Sektorët ndihmës dhe mbështetës.

 Shefi i Policisë së Qarkut do ketë në vartësi:
• Sektorin policisë kriminale dhe hetimin e krimeve të hapura (ndërtimi i saj me princip drejtimi dhe zone) të gjitha figurat e krimeve me përjashtim të atyre që ngelen në  Departamenin e Krimeve të Rënda.

Ana tjetër jo më pak e rëndësishme është fakti që, hetimi, si një fazë proceduriale delikate, pasi gjithnjë vihet në diskutim procesi i te provuarit, ndaj duhet të përqendrohet në sa më pak duar të afta, ndërsa veprimtaria informative duhet të zgjerohet në sa më shumë burime. Në këtë mënyrë do të ruhet sekreti i hetimeve dhe do të zoterohet më shumë informacioni policor, pra do të njihet më mirë situatat operative, shkruhet në strukturë.

Në çështjet e informacionit  policor kërkohet urgjentisht ndërhyrje në rregullimin strukturor ( shtimin e oficerëve të policisë kriminale në terren), për të bërë të mundur ngritjen e veprimtarisë informative të policisë në drejtim të ndërtimit dhe marrjes së informacionit policor.

• Sektori i rendit, patrullat, objektet, dhe ketu të futet edhe drejtimi i të miturve
• Shefat e komisariateve të kenë vartësi nga shefi i Policisë së Qarkut.

Sektori i Policisë Rrugore, i cili propozohet të ketë dy sektorë. Struktura aktuale e Policisë Rrugore të “komisariateve të menaxhimit të trafikut interurban” dhe “komisariateve të policisë së trafikut” të riorganizohet në nivel sektori pranë drejtorive të policisë nëpër qarqeve.
• Sektorin e Policisë kufiritare dhe migracionit
• Sektorin e teknikës speciale.

SI DO TË JETË BYROJA KOMBËTARE E HETIMIT (BKH). ÇFARË DO HETOJË
Byroja Kombëtare të Hetimit do të jetë një agjenci policore me kompetencë në të gjithë territorin e vendit në vartësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Objekti i punës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, do jetë sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale dhe konkretisht të jenë nenet: 73 Genocidi; 74 Krime kundër njerëzimit; 75 Krimet e luftës; 79/c Vrasje në rrethana të tjera cilësuese (deputet, gjyqtar, prokuror,....) gjatë detyrës ose për shkak të saj; 79/ç Vrasje në rrethana të tjera cilësuese (kallëzues, dëshmitar, i dëmtuar); 109 Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit; 109/b Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë; 110/a Trafikimi i personit; 111 Rrëmbimi i avionëve; anijeve dhe mjeteve të tjera; 114/b Trafikimi i fermave; 128/b Trafikimi i të miturve; 219 Atentati; 220 Komploti; 221 Kryengritja; 230 Vepra me qëllime terroriste; 230/a Financimi i terrorizmit; 230/b Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin; 231 Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllim terrorizmit ose financimit të terrorizmit; 232 Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllim terrorizmi; 233 Krijimi i turmave të armatosura; 234 Prodhimi i armëve luftarake; 234/a Organizata terroriste, 234/b Banda e armatosur; 278/a Trafikimi i armëve dhe municionit; 282/a Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive; 283/a Trafikimi i narkotikëve, 284/a Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale; 287/a Pastrimi i produkteve të veprës penale; 333 Organizata kriminale; 333/a Grupi i strukturuar kriminal dhe Neni 334 Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminale.
 
Ndarja strukturore e kësaj strukture do të bëhet që të ruajë drejtimet aktuale të grupuara për luftën kundër Krimit Ekonomik Financiar, Korrupsionit, drogës, trafiqeve, terrorizmit. 
 
Pavarësisht këtij organizimi për efekt të rritjes së efektivitetit dhe eficencës në luftë kundër Krimit të Organizuar, policia vendore duhet të ketë për detyrë të ndjekë çdo vepër penale të përcaktuar në Kodin Penal, përfshi dhe këto më lart.

Ndërkohë, do të jetë në kompetencën e kësaj Drejtorie dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vlerësuar dhe bërë veçimin e veprës penale për ndjekje të mëtejshme nga struktura vendore apo nga Drejtoria e Policisë për Krimet e Rënda. 
 
Kryerja e këtyre ndryshimeve do të bënte të mundur edhe një funksionim më të mirë të Prokurorisë dhe Gjykatave për Krime të Renda, ashtu siç përcaktohet edhe në nenin 1 të Ligjit nr. 9110, datë 24.07.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave për krimet e rënda”, me qëllim për rritjen e efektivitetit kundër krimit të organizuar dhe krimeve të renda, si dhe përmirësimin e cilësisë së hetimit e gjykimit të tyre.

byroja kombetare e hetimit struktura
(Foto: Organigrama e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë