TIRANË - Në një reagim zyrtar, SPAK thotë se nuk ka asnjë kallëzim apo hetim të nisur ndaj deputetit Pandeli Majko, duke nxjerrë blof Sali Berishën, që e akuzoi publikisht se del në disa përgjime të SHISH për trafikantë droge dhe armësh në Kukës duke folur për blerje votash.
“Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, thuhet në reagimin zyrtar të SPAK për Shqiptarja.com.
Kryetari i PD-së deklaroi më 6 janar se deputeti i Partisë Socialiste ka rënë në përgjimet e SHISH. Madje Berisha aludoi se një oficer i çoi dosjen Majkos në SPAK, por Prokuroria e Posaçme sqaron qartë se ndaj Majkos jo vetëm që nuk ka asnjë hetim, por nuk është dorëzuar as edhe një kallëzim.
Vënien nën sulmin e Berishës, Pandeli Majko e shikon të lidhur me kalimin e tij nga Kukësi në fushë-betejën elektorale të Tiranës.Majko ka pyetur edhe SHISH shkresë zyrtare më 8 janar, nëse ka ndonjë informacion që e implikon figurën e tij, duke i kërkuar që t’i vendosin në dispozicion çdo informacion lidhur me akuzat e Sali Berishës.
“Në referencë të akuzave publike të deputetit z. Sali Berisha, në konferencën e tij për shtyp të datës 06.01.2025, ndërmjet të tjerash ai pretendonte se në bazë të një informacioni të SHISH, Unë Pandeli Majko jam vënë në përgjim nga institucioni Juaj”, shkruhej në shkresëm e tij.
Pandeli Majko shprehet në letrën drejtuar SHISH se si deputet ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij.
“Lutem më vini në dispozicion, konfirmimin Tuaj nëse ekzsiton një përgjim i tillë dhe nëse po, vënien në dispozicion të saj dhe të cdo informacioni tjetër i cili ka lidhje me emrin Tim”, shkruan ligjvënësi socialist.
Më 6 janar, në një konferencë për mediat, Sali Berisha teksa po komentonte vendimin e kryeministrit Edi Rama për të hequr deputetin socialist si drejtues qarku të PS-së në Kukës, u shpreh se “Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral”.
Ai deklaroi se Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, “jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty”.
“Aty shkon Pandeliu me këtë Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe fillojnë. I thotë atij drejtorit, ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale dhe do i marrësh në një kompani këtu buzë Erzenit. Ato kushtonin nja 40 deri në 60 mijë euro. Por i thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 do i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do dërgohen në Durrës, të tjerat do përdoren në Kukës”, u shpreh Berisha.
Po Berisha nuk tha që ka dosje në SPAK!!!! THA QË KA PËRGJIME NË SHISH PËR PANDEZIUN. S'MUND TA THOJË ATË? MERRNI DEKLARATËN E SHISH-IT KUR TA NXJERRË DHE JO TË SPAK-UT!
Përgjigju